Xhensila Myrtezaj mbetet një nga emrat më të përfolur të momentit në botën e showbiz-it shqiptar, teksa këngëtarja dhe aktori Bes Kallaku janë duke i dhënë fund martesës së tyre disa vjeçare.
Por duket se problemet në jetën e saj personale, nuk e pengojnë këngëtaren në fushën e karrierës, teksa ka vijuar që të jetë e pranishme në disa koncerte.
E ftuar në një nga club-et e kryeqytetit, Xhensila është shfaqur në super formë. Në disa video të publikuara në rrjetet sociale, shihet këngëtarja duke e ‘djegur’ me performancën e saj në skenë.