9/21/2025 4:44:30 AM

Petritsch: S’do të kishte asgjë më dramatike se sa një konflikt në Kosovë ose Ballkan, kjo duhet parandaluar me çdo çmim

Duhet të lexoni

Ish-i dërguari i Bashkimit Evropian për Kosovën, Wolfgang Petritsch, në një intervistë për Kosovo Online ka folur për 2 vjetorin e ndërhyrjes së Rusisë në Ukrainë dhe për impaktin e luftës atje në rajonin e Ballkanit Perëndimor, konkretisht në raportin mes Kosovës dhe Serbisë.

Petritsch ka thënë se nuk mendon që mund të ketë një ndërhyrje direkte ruse në Kosovë. Ai ka theksuar se duhet pasur kujdes të shtuar në aspektin e sigurisë, sidomos këtë vit dhe vitin e ardhshëm, për shkak të zgjedhjeve në BE, SHBA dhe shumë vende të tjera, transmeton Express.

Ai tutje ka shtuar se ka frikë që nuk do të ketë përparim të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë për shkak të zgjedhjeve që do të mbahen gjithandej, duke shtuar se për këtë arsye çështja e sigurisë është në fokus dhe se KFOR tashmë po i shton trupat.

Petritsch thotë se duhet pasur kujdes që të mos përsëritet rasti i Banjskës.

“Maturia është gjëja më e rëndësishme. Kam frikë se nuk do të ketë përparim në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës për shkak të zgjedhjeve të ardhshme të BE-së dhe mbledhjes së re të Komisionit Evropian. Prandaj çështja e sigurisë tani është në ballë. KFOR-i në Kosovë tashmë po shton forcat e tij, duhet pasur kujdes që të mos përsëriten ngjarjet si ajo në Banjskë”, ka thënë ai.

Diplomati Petritsch thotë se është e rëndësishme që t’iu bëhet thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ushtrojnë përmbajtje dhe që të sigurojnë që elementët që s’ia dëshirojnë të mirën rajonit të mos dalin në plan të parë.

“Është e rëndësishme të kuptojmë se Rusia aktualisht nuk është një partner pozitiv në rajon. Vetëm në bazë të luftës në Ukrainë, mundësitë e saj politike dhe diplomatike janë të kufizuara. Ky është një problem me të cilin duhet të përballemi. Prandaj, në njëfarë mënyre, përkeqësimi i situatës në Kosovë është dëm kolateral i luftës në Ukrainë”, nënvizoi Petritsch.

Sa i përket asaj nëse Rusia po përdor precedentin e Kosovës për të ndërhyrë në Ukrainë dhe për deklaratat e kryeministrit Albin Kurti se Serbia është zgjatim i Rusisë në rajon, Petritsch ka bërë thirrje për përmbajtje nga gjuha nxitëse.

Ai ka thënë se është e nevojshme që Kosova të kujdeset për komunitetin serb në Kosovë dhe të ketë kujdes që gjërat të mos dalin jashtë kontrollit.

Petritsch ka shtuar tutje se asgjë nuk do të ishte më dramatike sesa të shpërthej një vatër e dytë e luftës në Kosovë apo në Ballkan. Petritsch ka potencuar se një gjë e tillë duhet të parandalohet

“Duhet një apel që të mos jemi ekstrem me fjalë dhe me retorikë politike tani. Nuk i sjell asnjë përfitim asnjë partie, mbi të gjitha për njerëzit që jetojnë në Kosovë. Minoriteti serb në Kosovë jeton në kushte shumë të vështira. Gjithmonë është e nevojshme për t’u kujdesur për më të cenuarit. Duhet pasur kujdes që gjërat të mos dalin jashtë kontrollit. Asgjë nuk do të ishte më dramatike sesa nëse do të kishim një lloj vatër të dytë të luftës në Kosovë ose në Ballkan. Kjo duhet të parandalohet pavarësisht se sa do të kushtojë”, ka thënë ai.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate