9/20/2025 8:29:04 AM

Time Kadrijaj: Qeveria Kurti nuk po punon për të mirën e Kosovës, po merr veprime populliste për të ruajtur votat

Duhet të lexoni

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se gjitha veprimet e kësaj Qeverie se po e shtrin sovranitetin e integritetin janë veprime populiste që e ushqejnë votuesin e tyre, kjo pasi sipas saj, këto veprime dëmtojnë Kosovën edhe subjektivitetin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Ajo ka thënë se tani në vend që të dialogohet për marrëveshjen përfundimtare, dialogu është kthyer në çështjen e dinarit.

“Kjo Qeveri asnjë betejë në raport me ndërkombëtarët dhe në raport me Serbinë nuk e ka fituar të gjitha veprimet që i ka bërë i ka bërë janë veprime populiste që janë afatshkurtër dhe që ushqejnë popullin dhe votuesit e LVV-së duke e përkrah këtë Qeveri dhe veprimet e kësaj Qeverie se po bën po shtrin sovranitetin e integritetin. Ndërsa në anën tjetër realiteti është krejt i kundërt sepse këta po e dëmtojnë Kosovën edhe subjektivitetin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Dhe tash shihni në vend se të dialogohet për marrëveshje përfundimtare ku respektohet sovraniteti, integriteti, ku respektohet Kushtetua e Republikës së Kosovës e kanë kthyer dialogun për çështjen e dinarit njëjtë sikur ka qenë skenari i kësaj Qeverie për targat”, ka thënë ajo për Ekonomia Online.

Kadrijaj ka thënë se Qeveria aktuale nuk është duke punuar për të mirën e Kosovës por është duke punuar për të mirën e partisë së tyre.

“Kjo Qeveri nuk janë lidership, nuk po punojnë për të mirën e Kosovës këta po punojnë për të mirën e partisë së tyre dhe po marrin veprime popullsite në mënyrë që të ruajnë votat dhe përkrahjen që e kanë pas nga popullata po besoj me gjithë këto veprime. Këto skandale me gjithë këto masa që i kanë marrë dhe veprime që aspak nuk janë shtetërore mendoj se populli e ka pa se kjo Qeveri sa më shpejt të shkojë në shtëpi është më mirë për Kosovën. Dhe çka kemi fituar ne jemi vendi i vetëm që jemi sanksionuar pas Rusisë e cila është sanksionuar për fillimin e një lufte me Ukrainën e Kosova për shkak të veprimit të Zotit Abin Kurti dhe të Qeverisë së Albin Kurtit dhe çka është më e keqja shifeni në çfarë shkalle i kanë sjelljet raportet me ShBA-në dhe me vendet e BE-së”, ka thënë ajo.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate