Mesfushori Granit Xhaka ka realizuar supergol për Bayer Leverkusenin. Reprezentuesi i Zvicrës shënoi në minutën e 3-të të ndeshjes që lideri i Bundesligës po e zhvillon ndaj Mainzit në xhiron e 23-të të sezonit. Ai shënoi nga distanca. Është goli i parë i Xhakës për këtë skuadër, që nga kalimi prej Arsenalit gjatë verës.