11/12/2025 4:27:50 PM

4 mënyra për t’u mbrojtur nga kanceri i zorrës së trashë

Duhet të lexoni

Kanceri i zorrës së trashë është shkaktar i vdekjes së shumë personave duke përfshirë edhe persona në moshë të re. Janë bërë shumë kërkime për të kuptuar se si mund të parandalohet, raporton Business Insider.

Shkencëtarët kanë dhënë disa rekomandime të cilat mund të ndihmojnë në parandalim.

Mënyra e parë është të ulet konsumi i mishit të kuq pasi kur ky mish përpunohet e skuqet në skarë është i dëmshëm. Mishi i papunuar, konsiderohet proshuta e mishit të derrit dhe e mishrave të tjerë, virshllet e suxhuku, mish ky që njihet gjithashtu si shkaktar i kancerit të gjirit si dhe prostatës.

Ekspertët e shëndetësisë rekomandojnë që të ulet konsumimi i mishit të kuq.

Nëse dikush preferon ta konsumojë duhet ta përgatitë në shtëpi duke e zier atë mirë.

Mënyra e dytë që dikush të mbrohet nga kanceri i zorrës së trashë është mospërdorimi i sheqerit.

Kur bëhet fjalë për sheqerin nënkuptohet se ndodhet gjithkund si përbërës sidomos në ëmbëlsirat e biskotat e paketuara nëpër dyqane, të cilat po konsiderohen shumë të rrezikshme nga ekspertët e ushqimit.

Ngrënia e tepërt e ushqimeve me sheqer çon në mbipeshë, e cila njihet si një ndër shkaktarët e kancerit të zorrë së trashë.

Onkologu dhe gastrologu Suneel Kamarth nga Klinika “Cleveland” ka thënë se duhet filluar nga reduktimi i pijeve me sheqer, të cilat janë shumë të dëmshme kur bëhet fjalë për kancerin si dhe shumë sëmundje të tjera.

Këshilla e tretë është konsumimi i ushqimeve që përmbajnë fibra, pasi ato ofrojnë shumë të mira shëndetësore, duke filluar nga tretja më e mirë e ushqimit.

Përveç që e ndihmojnë tretjen, fibrat ndihmojnë edhe në rregullimin e presionit në gjak, duke ndihmuar kështu shëndetin e zemrës.

Ato zvogëlojnë edhe kapsllëkun duke bërë që zorra e trashë të qëndrojë e shëndetshme.

Këshilla tjetër është reduktimi i konsumimit të alkoolit pasi ai është shkaktar i zhvillimit të kancerit në fyt, zorrë të trashë, mëlçi e gji.

Sa më pak alkool të konsumohet aq më të ulëta janë gjasat e zhvillimit të kancerit në njërën nga këto pjesë.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Studimi: 2 mosha specifike kur plakja rritet në mënyrë dramatike!

Nëse keni vërejtur se po ju dalin rrudhat, një siklet ose një ndjenjë e përgjithshme e plakjes që duket se ndodh br ...

A mund t’i arrini gishtat e këmbëve? Nëse jo, trupi juaj po ju dërgon një mesazh të rëndësishëm

Shumë njerëz që ushtrojnë rregullisht dhe bëjnë jetë aktive i lënë pas dore ushtrimet e fleksibilitetit. ...

Tiroidet me probleme/ Mos i neglizhoni më këto simptoma!

Kur nuk ndihemi mirë shpesh fajësojmë ndonjë problem fizik, gripin, të ftohtin apo edhe vetë moshën, por injorojm&e ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate