Vetura e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), ka mbetur në rrugë dhe punëtorë të kësaj Korporate, janë detyruar që ta shtyjnë atë, shkruan Gazeta Metro. Derisa po vazhdon kriza energjetike në vend e qytetarët po përballen me reduktime të ashpra, Korporata Energjetike e Kosovës po dështon të ofrojë kapacitetet e saj nga prodhimi vendor.