9/19/2025 5:17:04 PM

Grabovci e quan Kurtin mashtrues: Në historinë e Kosovës do të mbetet Qeveria më e dështuar

Duhet të lexoni

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Adem Grabovci, ka thënë se në historinë e shtetit të Kosovës, qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti, do të mbetet si qeveria më e dështuar e cila i ka shkaktuar vendit pasoja të pariparueshme në rrafshin diplomatik.

Grabovci e ka cilësuar kryeministrin Kurti si një mashtrues dhe kryeministër të dështuar në të gjitha sferat.

Ai po ashtu u ka bërë thirrje opozita që të unifikohet e të bashkëveprojë ndaj gabimeve të qeverisë.

Grabovci ka thënë se qeveria aktuale edhe në planin zhvillimor ekonomik të rregullimit të brendshëm, është një Qeveri që nuk identifikohet me asnjë vepër të krijuar

Do të kisha pas dëshirë me sinqeritetin më të madh t’i numërojë të arriturat sukseset e çdo qeverie sepse është interes i vendit tim, i popullit tim, i familjes sime paraprakisht i fëmijëve të mi, por fatkeqësisht realiteti na thotë të kundërtën. Për mendimin tim e kisha përshkrua me një fjali të vetme, se nuk meriton të merrem më shumë: ‘në historinë e shtetit të Kosovës do të mbetet Qeveria më e dështuar e mundshme në rrafshin diplomatik dhe pasojat që i ka shkaktuar vendit tonë janë të pariparueshme apo ndoshta do të na marrë kohë edhe shumë e shumë vite për tu rikthyer aty ku ishim”.

“Ndërsa në planin zhvillimor ekonomik të rregullimit të brendshëm është një Qeveri që nuk identifikohet me asnjë vepër të krijuar ndoshta dikush apo bashkëvendësit e mi do të më qortojnë se është një urë në fshatin tim që është disa metra që e ka përuruar kryeministri dhe krenohet me atë, por edhe ajo urë është gjysmake që nuk është në funksion pra nuk është në shërbim të qytetarëve të Kosovës”, ka thënë ai për Ekonomia Online.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate