9/19/2025 12:26:32 PM

Përparim Rama tregon historinë interesante se si e njohu bashkëshorten e tij, Kristalen

Duhet të lexoni

Një histori dashurie që tingëllon si një përrallë moderne u zbulua në “Show i së Premtes” me Adelina Ismailin, ku i ftuar ishte Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Me një buzëqeshje të ngrohtë dhe një kujtim të qartë, ai rrëfeu për publikun si filloi historia e dashurisë me bashkëshorten e tij, Kristale Ivezajn.

Rama tregon se gjithçka nisi me një email – një mesazh që Kristslja i kishte dërguar atij në një kontekst profesional, por që mbarte një ndjenjë të thellë që e preku atë menjëherë.

Ai ishte në prag të udhëtimit për në Abu Dhabi për të marrë pjesë në një konferencë të arkitekturës, ku Kristlja, si drejtoreshë e organizimit, e kishte detyrën të koordinonte prezantimet.

Por ishte mënyra se si ajo shprehu veten në atë email që ndezi flakën e dashurisë në zemrën e tij.

Nuk është çdo ditë që një email profesional sjell ndjenja të tilla, por për Ramën, ishte qasja e Kristaljes që e bëri të kuptojë se midis rreshtave të një komunikimi formal, ekzistonte diçka shumë më e veçantë.

“Ra menjëherë në dashuri me mënyrën dhe qasjen se si ajo më u drejtua”. theksoi ai, duke treguar se nuk kishte mundur të merrte pjesë në konferencën në fjalë.

Si një gjest dashurie dhe kujdesi për mjedisin, Rama zbuloi gjëra akoma më të magjishme nga jeta e tij private. Ai vendosi të mbjellë 27 drunj në Senegal për 27-vjetorin e Kristaljes, në një akt simbolik të dashurisë dhe në të njëjtën kohë, një hap konkret për të ndihmuar komunitetet e varfra në zonat e savanave.

Ky veprim, që bashkon dashurinë dhe aktivizmin, tregon se si Kryetari i Prishtinës vlerëson jo vetëm marrëdhënien e tij personale, por edhe përkushtimin ndaj të mirës së përgjithshme.

Për publikun që e ndoqi këtë intervistë, historia e Përparim Ramës u bë një burim frymëzimi dhe një dëshmi e fuqishme se dashuria vërtet mund të lindë në mënyrat më të papritura.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate