Olsi Bylyku pati një udhëtim mjaft të shkurtër në Big Brother Vip. Dalja e tij ishte befasi, ndërsa shumë u përfol për një krisje mes tij dhe produksionit, kjo edhe për shkak të mungesës së tij në Top Channel në daljet televizive, pas eliminimit.
Aludimet u vërtetuan përmes një postimi në rrjetet sociale, ku Olsi shprehet i pakënaqur nga eksperienca e tij në BBV. Ai thotë se është artist i konfirmuar dhe nuk ka arsye për të bërë kompromise.
Olsi e konsideron BBV si një tavë, ku fituesi merr vetëm kockën. Për Top Channel Olsi shkruan se shtëpia e tij e vjetër, është restauruar./L.F-dritare.net