1/28/2026 2:13:07 AM

Drogë me flamur shqiptar në Ekuador, SPAK merr pjesë në aksionin e madh

Duhet të lexoni

Një rrjet i trafikut të drogës nga Ekuadori drejt vendeve të BE-së është goditur nga policia spanjolle në koordinim me Europol, ku mori pjesë edhe policia e shqiptare si dhe SPAK, ndërsa kreu i bandës kriminale është një shqiptar.

Bëhet me dije se bëhet fjalë për Dritan Gjikën, i cili drejtonte trafikun e drogës nga Kolumbia në Ekuador e më pas drejt vendeve të BE-së. Gjika është ende në arrati, ndërsa policia thotë se ka dyshime se ndodhet në Dubai.

Në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “La Pampa”, u arrestuan 31 persona, në Spanjë dhe Ekuador, sekuestruan 25 makina, 10 armë zjarri, pajisje elektronike me vlerë rreth 13 milionë euro dhe afro 3 milionë kesh në valuta të ndryshme dhe pasuri të sekuestruara me një vlerë totale prej rreth 48 milionë euro.

Europol bëri me dije se hetimi nisi për një biznesmen italian me orgjinë nga Argjentina me banim në Marbella të Spanjës. Nga hetimet rezultoi se trafiku i kokainës nga Kolumbia në Ekuador dhe më pas në BE drejtohej nga shqiptari, i cili ishte lidhur me biznesmenin italian.

Sipas Europol, drejtuesi i rrjetit kriminal, luajti rol kryesor në pastrimin e aseteve kriminale, duke investuar në biznese të ligjshme në Spanjë. Ai menaxhoi disa kompani të fokusuara në prodhimin dhe importimin e bananeve nga Ekuador në BE, si dhe biznese të tjera si qendra tregtare, bare e restorante. Gjatë hetimit autoritetet ligjzbatuese në Shqipëri, Belgjikë, Ekuador, Holandë dhe Turqi sekuestruan disa ngarkesa të konsiderueshme kokaine në total 3.2 ton.

Ndërkohë në Ekuador policia vendase në Guyaquil sekuestroi 122 pako kokaine. Në pranga ra një 37-vjeçar ekuadorian, pasi transportonte drogën me një kamion. Sipas mediave Ekuadoriane, disa pako ishin të mbështjella me flamurin shqiptar çka nënkupton se ishin porosi për grupe kriminale shqiptare.

Sipas autoriteteve ligjzbatuese në Amerikën Latine kur drejtuesi i mjetit pa policinë që e ndiqte u përplas me një fabrikë bananesh në sektorin Santa Lucía dhe shoferi iku mes plantacioneve. Gjatë kontrollit të automjetit, u gjetën pakot e kokainës dhe gjatë kontrollit në zonë ata arritën të kapnin 37-vjeçarin, i cili kishte me vete rreth 2 mijë dollarë. Koloneli i antidrogës në Guayqauil tha se sasia e sekuestruar e kokainës nëse do të dërgohej në Evropë, kap vlerën e mbi 7 milionë dollarëve./A2CNN


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate