Sekretariati i Etikes vendosi përjashtimin me 10 ditë të deputeteve të Rithemelimit Albana Vokshit dhe Elda Hotit.
Kjo masë erdhi me kërkesë të Partisë Socialiste, e cila kërkoi ndëshkim për sjelljen e zhurmshme të ligjvënësve të opozitës.
Gjatë seancës së një dite me parë, Albana Vokshi nuk lejoi deputetin Arbi Agalliu që të fliste në foltore, ndërsa deputetja Elda Hoti i hoqi mikrofonin.
Deputetët e Sali Berishës dhe Gazment Bardhit bllokuan foltoren të enjten, teksa mbanin në duar pankarta në anglisht dhe kishin vendosur zhurmues.