Sot një vit më parë, Ronaldo Sharka u përball me një situatë mjaft të vështirë për të. Moderatori i njohur humbi babain e tij të dashur për shkak të një sëmundje të rëndë.
Nëpërmjet një postimi të bërë pak më parë në “Instagram”, Ronaldo ka kujtuar babain e tij të ndjerë me disa fjalë prekëse.
“Një vit pa ty bab! Uroj të jesh i qetë atje sipër. Herë më duket si një dekadë e herë sikur të ishe larguar nga kjo botë pak ditë më parë, e herë sikur je ende mes nesh. Thonë se njeriu mësohet me dhimbjen, por kurrë me mallin. Ai veç se shtohet, Ju falenderoj të gjithëve të cilët më keni qëndruar pranë në të gjitha format në këto 12 muaj të vështira për muaj dhe familjen time.
Qofsh gjithmonë në kujtimet tona!”– ka shkruar moderatori i njohur.