5/6/2026 7:04:33 PM

Zbulohet lidhja mes depresionit dhe temperaturës së lartë të trupit!

Duhet të lexoni

Disa studime të radhës, kanë zbuluar se përdorimi i vaskave të nxehta dhe saunave ndihmon në reduktimin e simptomave të depresionit si dhe për të balancuar temperaturën e trupit

Një studim i ri ka zbuluar një lidhje mes temperaturës së lartë të trupit dhe depresionit, duke dhënë një qartësi rreth mënyrave të reja për të menaxhuar këtë çrregullim. Studimi, i publikuar në Scientific Reports, tregon se ekziston një lidhje mes sëmundjeve të shëndetit mendor dhe depresionit. Studiuesit nga universitetet në San Diego dhe San Francisco analizuan të dhënat te 20 mijë pjesëmarrës. Ata konstatuan se me theksimin e simptomave të depresionit, ndodh një rritje e temperaturës së trupit.

Pjesëmarrësit në studim raportuan temperaturën dhe simptomat e depresionit çdo ditë të jetës së tyre, ndërkohë që studimi zgjati 7 muaj dhe përfshiu të dhëna të njerëzve nga 106 vende të ndryshme të botës. “Për njohuritë tona, ky është studimi më i madh që ekzaminon lidhjen midis temperaturës së trupit dhe depresionit. Kampioni gjeografik është goxha i gjerë, ndërsa eksperimenti mat ndryshimet në temperaturën e trupit sa herë një çrregullim mental ashpërsohet. Vlerat e temperaturës së trupit maten me aparate të posaçme,”-thotë psikiatrja Ashley Mason.

Disa studime të radhës, kanë zbuluar se përdorimi i vaskave të nxehta dhe saunave ndihmon në reduktimin e simptomave të depresionit si dhe për të balancuar temperaturën e trupit. Një në çdo katër familje ka të paktën një anëtar me çrregullime mendore. Sipas të dhënave të Raportit Botëror të Shëndetit, çrregullimet mendore dhe të sjelljes prekin mbi 25% të të gjithë njerëzve gjatë jetës së tyre.

Ato prekin njerëzit e të gjitha vendeve dhe shoqërive, individët e të gjitha moshave, gratë dhe burrat, të pasurit dhe të varfrit, nga zonat qytetare apo fshatare. Problemi qëndron te fakti nëse këta persona janë vërtetë të rrezikshëm për shoqërinë duke qenë jashtë institucioneve. Nuk ka të dhëna konkrete për një lidhje të drejtpërdrejtë mes problemeve mendore dhe kriminalitetit.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Studimi: 2 mosha specifike kur plakja rritet në mënyrë dramatike!

Nëse keni vërejtur se po ju dalin rrudhat, një siklet ose një ndjenjë e përgjithshme e plakjes që duket se ndodh br ...

A mund t’i arrini gishtat e këmbëve? Nëse jo, trupi juaj po ju dërgon një mesazh të rëndësishëm

Shumë njerëz që ushtrojnë rregullisht dhe bëjnë jetë aktive i lënë pas dore ushtrimet e fleksibilitetit. ...

Tiroidet me probleme/ Mos i neglizhoni më këto simptoma!

Kur nuk ndihemi mirë shpesh fajësojmë ndonjë problem fizik, gripin, të ftohtin apo edhe vetë moshën, por injorojm&e ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate