Policia britanike ndërhyri në dhomën e një hoteli pasi u raportua se gjendej një thikë e madhe, por aty rezultoi të ishte një shkop, i ngjashëm me atë të shfaqur në filmin “Harry Potter”.
Nuk janë dhënë detaje nëse është konfiskuar shkopi.
Upi ka shkruar se autoritetet policore shkuan te dhoma me dyshimin se personi brenda e mbante thikën, por krejt vonë u kuptua se ishte një shkop i bazuar në filmat fiksion.
“Fatmirësisht asnjë banori nuk i është shkaktuar asnjë dem dhe s’pati shenja të Voldemortit (personazh në filmin ‘Harry Potter’)”, thuhet me humor në reagimin policor.