9/12/2025 8:55:44 AM

Qeveria miraton tri vendime për shpronësim të pronave për interes publik

Duhet të lexoni

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të mërkurën ka miratuar tri vendime për shpronësim të pronave për interes publik.

Kabineti qeveritar ka miratuar propozimvendimin përfundimtar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i projektit “Mbrojtja dhe menaxhimi i trashëgimisë kulturore, konservimi dhe investimi në lokalitetin arkeologjik ‘Municipiumi Ulpinana – Justiniana Secunda’”, pjesë e trashëgimisë në mbrojtje të përhershme.

Gjithashtu është miratuar propozimvendimi përfundimtar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i projektit “Zgjerimi i rrugës nacionale N9 Kijevë-Zahaq, segmenti Kijevë-Dollc”.

Qeveria në këtë mbledhje ka miratuar edhe propozimvendimin përfundimtar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga projekti “Ndërtimi i autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë, segmenti Banullë-Bresallc”.

Në mbledhjen e Qeverisë është miratuar edhe Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes për bashkëfinancim për hartimin e projektit për ndërtimin e tunelit në rrugën Tetovë – Prizren.

Qeveria ka miratuar edhe Projektligjin për Gjykatën Administrative.

Gjithashtu Qeveria ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes me Bashkimin Evropian (BE) për pjesëmarrjen e Kosovës në programin e BE-së “Drejtësia”.

Qeveria ka miratuar edhe kërkesën e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për marrjen në shfrytëzim të pronës në zonën kadastrale Gënçar, Komuna e Prizrenin, e menaxhuar nga Agjencia Pyjore e Kosovës.

Gjithashtu është miratuar edhe propozim vendimi për të kërkuar nga presidentja Vjosa Osmani, dhënien e autorizimit për zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, për nënshkrimin e amendamentimit të marrëveshjes financiare ndërmjet Kosovës dhe BE-së për programin IPA 2020.

Qeveria ka miratuar edhe tri nisma për lidhje të marrëveshjeve me Malin e Zi. Një për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet penale, një për zbatimin e ndërsjellë të vendimeve gjyqësore në çështjet penale dhe një nismës për lidhjen e marrëveshjes për ekstradim.

Gjithashtu është miratuar edhe nisma për lidhjen e memorandumit të mirëkuptimit për njohje reciproke dhe konvertim të patentë shoferëve në mes të Qeverisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Qeveria ka miratuar edhe nismën për lidhjen e marrëveshjes së grantit në mes të Kosovës dhe Bankës ndërkombëtare për rindërtim dhe zhvillim për projektin “Programi-nxitja dhe levimi i mundësive për siguri të ujit”.

Qeveria ka miratuar edhe draftin e Strategjisë së sistemit inteligjent të transportit në Kosovë për vitet 2024-2030 draftin e konceptdokumentit për farërat.

Në këtë mbledhje zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka informuar kabinetin qeveritar mbi zbatimin e Programit kombëtar për integrim evropian gjatë vitit 2023 dhe për të arriturat në zbatimin e fazës së dytë të prioriteteve politike të dakorduara nëpërmjet BE-së dhe Kosovës – Agjendës për Reformë Evropiane.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate