11/8/2025 11:21:23 AM

Pastroni dhe tonifikoni lëkurën e fytyrës me portokalle

Duhet të lexoni

Fytyra është pjesa më e ekspozuar e trupit ndaj çdo faktori të jashtëm. Për këtë arsye edhe kujdesi ndaj saj duhet të jetë sa me delikat dhe efikas.

Për të pasur një fytyrë sa më të hidratuar dhe të shëndetëshme AgroWeb.org ju këshillon disa maska të thjeshta me portokall që do ta bëjnë fytyrën tuaj të shkëlqejë.

Siç e dini portokalli përban sasi të mëdha të vitaminës C që ndihmon në zbardhjen dhe shkëlqimin e fytyrës. Për të zbuluar të gjithë të mirat që ofron ky frut ndiqni këshillat tona si më poshtë.

Për tonifikimin e lëkurës

Gjithçka që ju duhet të bëni për tonifikimin e fytyrës tuaj është të prisni një fetë portokall. Filloni duke larë fytyrën me ujë të nxehtë për të hequr çdo papastërti dhe thajeni me kujdes. Më pas prisni një fetë portokall dhe me të lyeni të gjithë fytyrën.

Mbajeni këtë maskë për 15 minuta më pas lani fytyrën me ujë të ftohtë. Kjo metodë do ta zbusi dhe tonifikojë fytyrën tuaj në pak minuta. Këshillohet të përdoret shumë nga personat me fytyrë të yndyrshme pasi do të ulë prodhimin e saj në fytyrë.

Për një lëkurë më të bardhë

Jo vetëm portokalli edhe lëkurat e tij janë një burim i madh të mirash për fytyrën tuaj. Vendosni disa feta portokalli të thahen në diell për disa ditë dhe pasi të jenë tharë plotësisht grijini ato me rende.

Do të përfitoni një pluhur të hollë në formën e pudrës. Përzieni këtë pluhur me qumësht në sasi të barabarta dhe kur të jetë formuar një pastë të trashë.

Vendoseni këtë maskë në të gjithë fytyrën dhe mbajeni për 20 minuta. Më pas mund ta lani fytyrën me ujë të ftohtë. Kjo përzierje funksionon shumë mirë për fytyrat që kanë probleme me aknet nëse përdoret rregullisht çdo ditë.

Për pastrimin e thellë të lëkurës

Përzieni 2 lugë gjelle lëng limoni dhe 2 lugë lëng portokalli me një lugë sheqer. Përziejini mirë këto tre përbërës dhe vendosini në fytyrë duke e masazhuar me lëvizje rrethore në të gjithë sipërfaqen e lëkurës.

Fërkojeni mirë në fytyrë deri sa sheqeri të shkrijë, pa ushtruar shumë forcë. Pasi të keni përfunduar lani fytyrën me ujë të ftohtë dhe hidratojeni.

Për fytyra të yndyrshme

Grini katër feta portokall në një mikser dhe shtojini gjysmë luge turmerik dhe shafran. Pasi të keni miksuar mirë të gjithë përbërësit aplikojeni në fytyrë dhe lërëni të veprojë për 20 minuta. Përdoreni këtë maske tre herë në javë për të ruajtur balancën e fytyrës tuaj.

Për fytyra normale dhe të thata

Përzieni 2 lugë gjelle lëng portokalli, një lugë mjaltë dhe një lugë vaj kokosi. Mbajeni në fytyrë për 10 minta dhe masazhojeni me lëvizje të avashta rrethore.

Më pas lani fytyrën me ujë të ftohtë dhe thajeni me kujdes. Këtë maskë aplikojeni në fytyrë çdo ditë në mënyrë që të hidratojë dhe zbardhë lëkurën tuaj.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Studimi: 2 mosha specifike kur plakja rritet në mënyrë dramatike!

Nëse keni vërejtur se po ju dalin rrudhat, një siklet ose një ndjenjë e përgjithshme e plakjes që duket se ndodh br ...

A mund t’i arrini gishtat e këmbëve? Nëse jo, trupi juaj po ju dërgon një mesazh të rëndësishëm

Shumë njerëz që ushtrojnë rregullisht dhe bëjnë jetë aktive i lënë pas dore ushtrimet e fleksibilitetit. ...

Tiroidet me probleme/ Mos i neglizhoni më këto simptoma!

Kur nuk ndihemi mirë shpesh fajësojmë ndonjë problem fizik, gripin, të ftohtin apo edhe vetë moshën, por injorojm&e ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate