11/10/2025 9:53:11 PM

Humbi gruan nga Covidi, Muharrem Hoxha i përlotur: Më ka vrarë shumë, fle me televizorin ndezur se nuk dua të jem vetëm

Duhet të lexoni

Aktori i njohur, Muharrem Hoxha ka bërë një rrëfim për jetën dhe karrierën e tij. Ai ka treguar miqësinë e ngushtë me të madhin Fadil Hasa.

“Unë kam lindur në Tiranë në lagjen dibrane. Jam 73 vjeç. Unë kam kujtime të mëdha me Fadil Hasën. Ai më ka rritur. E kam njohur, sapo mbarova ushtrinë. Puna jonë po nuk pate një të të shtyjë, nuk bën dot para. Unë kam ndërruar 8 ndërmarrje, ku shkonte Fadili, shkoja dhe unë. Shkoja me Fadilin, se nuk më fusnin profesionist.

Unë me gruan, jam njohur me shkesë. Shkesi ishte halla ime. I kam pasur të gjithë me humor, si hallën dhe babin. Dy xhajet dhe hallën i kam pasur të internuar.  Kjo më ndikoi shumë, pasi nga 7 ndërmarrje, asnjëra nuk më merrte në punë. Prandaj, më merrte Fadili me vete kudo”, rrëfeu Muharrem Hoxha në një intervistë televizive.

Gjatë rrëfimit të tij, Muharrem Hoxha me lot në sy ka folur për ndarjen nga jeta të bashkëshortes së tij dhe se si po e përjeton tani.

Hoxha tha se bashkëshortja ndërroi jetë nga Covid-19 dhe largimi i saj e ka vrarë shumë. Ai ka treguar se pas humbjes së bashkëshortes ai fle gjumë me televizor ndezur, sepse nuk dëshiron të jetë vetëm.

“Kam qenë në Pogradec kur ra pandemia. Atje kam jetuar për tre vite, lëvizja herë pas here, por karantina më zuri atje. Bashkëshortja ndërroi jetë nga Covidi. Muajin tjetër bën tre vjet. Më ka vrarë jashtë mase. Mbas fëmijëve në këtë moshë, ajo nuk zëvendësohet kurrë. Fle me televizor ndezur se nuk dua të jem vetëm. Shoh vetëm sport dhe filma. Kam qenë keq, me psikolog. Shkoja shpesh në Pogradec, sepse çdo gjë në shtëpi ishte me dorën e saj dhe doja të dilja, të ndërroja ambient”, u shpreh i përlotur aktori.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Jozi ofendon shumë keq Gjestin, priten të merren masa drastike

Pak ditë para finales së Big Brother VIP Albania 4, një situatë e tensionuar ka rikthyer në qendër të vëmendje ...

Nuk përmbahet Rozana, hedh në pishinë Loredanën!

Atmosfera në oborrin e “Big Brother VIP Albania” u ndez nga batutat dhe të qeshurat, ndërsa Rozana Radi dhe Loredana Zefi k ...

Aferdita Paqarada shfaqet e zhveshur si asnjëherë më parë

Afërdita Paqarada është ndër më të komentuarat në media rozë.Ajo merr vëmendje nga fotot e ndryshme q&eum ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate