Mbrëmjen e djeshme Sara Gjordeni dhe Endrik Beba, rrëfyen versionin e tyre të historisë që kanë patur vite më parë. Sara u shpreh se shkak i prishjes së lidhjes ka qenë tradhtia e Bebës.
Sa i përket Endrikut, ai tregoi një histori ndryshe, duke mos dhënë detaje për arsyen e ndarjes por duke i cilësuar të dy si fajtorë. Më tej ai tregoi se mes tyre nuk ka patur një fejesë zyrtare.
Lidhur më këtë rrëfim të tyre, ka reaguar partnerja aktuale e Endrikut.
Ajo rishpërndau në Instagram-in e Endrikut momentin e rrëfimit të tij dhe shkroi: “Dinjiteti”.