Zajmina Vasjari i mban gjithmonë larg syve të publikut momentet me bashkëshortin e saj.
Ajo vazhdimisht poston foto të dy fëmijëve, por martesën e ka mbajtur gjithmonë më private.
Postimet me bashkëshortin e saj në rrjete sociale kanë qenë shumë të rralla. Por me rastin e ditëlindjes së këtij të fundit , ajo ka publikuar një foto për ta uruar.
“Gëzuar ditëlindjen bashkëshorti im dhe babai më i mirë ndonjëherë!”-ka shkruar ajo në foto.