9/19/2025 2:26:56 AM

Biserko: Vuçiqi nën presion, veçanërisht për shkak të Banjskës

Duhet të lexoni

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, në një intervistë për “Antena M”, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është nën presion të madh jo vetëm për shkak të parregullsive të konstatuara në zgjedhjet në Serbi, por veçanërisht për shkak të sulmit në Banjskë më 24 shtator të vitit të kaluar. Në sulmin terrorist në Banjskë u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku.

“Personalisht Vuçiqi është nën presion të madh jo vetëm për shkak të zgjedhjeve, por mbi të gjitha për shkak të Banjskës, pasi ishte një kërcënim i sigurisë për të gjithë rajonin, por edhe për Evropën, kërcënim ndaj të cilit Perëndimi reagoi menjëherë. Raporti që doli nga Qeveria e Kosovës ishte shumë i detajuar dhe shumë bindës. Nga ana tjetër keni Rusinë që e falënderon Serbinë, e që padyshim ka një ndikim të fuqishëm në disa prej strukturave të këtij vendi”, tha Biserko.

Parlamenti Evropian ka miratuar të enjten një Rezolutë që kërkon hetim ndërkombëtar për parregullsitë e supozuara në zgjedhjet të mbajtura në Serbi në dhjetor të vitit të kaluar. Po ashtu u tha se do të ketë pezullim të fondeve nëse konstatohet ndërhyrje e shtetit.

Biserko nuk pret që Vuçiq të reagojë në këtë moment për qëndrimet e Rezolutës së PE-së për zgjedhjet dhe për Kosovën, pasi thotë se pret zgjedhjet amerikane e evropiane. Sa i përket Kosovës, Biserko tha se Vuçiq e ka dorëzuar atë me Marrëveshjen e Brukselit.

“Pozicioni i tij do të përcaktohet ashtu siç ecin gjërat. Do të duhet pak kohë, sepse ai sigurisht se nuk do të marrë vendime tash dhe shpejt. Vuçiqi në thelb e dha Kosovën me Marrëveshjen e Brukselit”, tha Biserko, transmeton Nacionale.

 

Për Rezolutën e PE-së ajo tha se ishte e pritshme.

“Rezoluta ishte e pritshme, u fol shumë. Është moralisht e politikisht dhe kaq detyruese! Së dyti, të gjitha qeveritë, përveç asaj hungareze e ndoshta sllovake, mbështesin dhe ushtrojnë presion në këtë drejtim”, tha Biserko.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate