9/19/2025 3:46:47 AM

Abazi e krahason Kurtin me Vuçiqin, thotë se e sajoi kërcënimin për fushatë në Maqedoni

Duhet të lexoni

Ish-deputeti i LVV-së Haki Abazi, në një shkrim në Facebook-un e tij e ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për pjesëmarrje në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, duke u shprehur, “punët lloq në oborrin e vet e dil në kojshi me i tregu se si me ja bë”.

Sipas tij, Kurti po përçan shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe se i njëjti thotë se e shpalli vetën të kërcënuar atje sa për ta “manipuluar popullin”.

“Tani fushatën elektorale Kurti e ka filluar edhe në Maqedoninë e Veriut duke e shpallur veten të kërcnuar. Ky është tentim primitiv i manipulimit të masave popullore para fushatës elektorale në Maqedoni”, shkruan ai ndër të tjera.

Abazi e ka krahasuar Kurtin me presidentin serb Vuçiq duke thënë se të dy janë “liderë viktimizues”.

Ndërsa, për Taravarin ai tha: “Arben Tarvari mund të ketë qëllimin e mirë por po duket që ka harruar fjalën e urtë shqipe: “ më mirë dreqin e lagjës sime se sa engjullin e lagjës huaj”.

Reagimi i tij i plotë:

Nga Kryeministri i transformimit në Kryeministrin model të mashtrimit! “Unë flas gjuhën serbe, dinari nuk është ndaluar, unë kam shumë miq serb” Defansiva patriotike! Po Dejona kush është, çfarë gjuhe flet ajo, a është Dejona Kryeministri i vërtetë i Kosovës!

A e caktoi Dejona komisionerin e FSK dhe gjitha pozitat e rëndësishme shtetërore? Vuçiç dhe Kurti kanë shumë të përbashkëta, ata janë lider viktimizues të zhytur deri në fund në të kaluarën e tyre dhe historitë personalizuese në politikë, të dy urrejnë patologjikisht kundërshtarët politikë dhe urrjetjen e tyre e mshehin njëri pas shqiptarëve e tjetri pas sllavo- maqedonësve.

Vuçiç i manipulon Serbët në Bosnjë dhe Hercegovinë, Mal të Zi, Maqedoni Veriore dhe Kosovë; Kurti manipulon shqiptarët në Luginë, Maqedoni të Veriut dhe Diasporë por nuk ka arritur të manipulojë shqiptarët në Shqipëri e Mal të Zi. Këta të fundit e kanë njohur shumë mirë! Tani fushatën elektorale Kurti e ka filluar edhe në Maqedoninë e Veriut duke e shpallur veten të kërcnuar.

Ky është tentim primitiv I manipulimit të masave popullore para fushatës elektorale në Maqedoni e V. Kurti po i përçanë tutje shqiptarët në MV për t’i bërë mish për top për interesa personale politike në raport me Kryeminsitrin e Shqipërisë. Izolimi ku ka rënë Kurti e ka bërë edhe me agresiv dhe me aspak rezultate. Urime Lojrat Mesdhetare! Sikur të kishte treguar ndonjë sukses për gjatë tre viteve të qeverisjes, ndoshta edhe do të kishim tolerancë për futjen e hundës në vendet tjera.

Por punët lloq në oborrin e vet e dil në kojshi me i tregu se si me ja bë, është poshtërsi dhe aspak respektuese për kapacitetin e shqiptarëve që ata të vendosin për veten. Kurti është rrethuar me njerëzit të përlyer, servil, dhe analfabet dhe rrjedhimisht mendon që i gjithë populli është i tillë!

Arben Tarvari mund të ketë qëllimin e mirë por po duket që ka harruar fjalën e urtë shqipe: “ më mirë dreqin e lagjës sime se sa engjullin e lagjës huaj”.

Tanimë ka evidencë praktike për tradhëtitë e Kurtit bazuar në interesa të tij personale. Andaj i shpreh ngushëllime për vetvrasjen politike që i ka bërë vetës duke e shëndrruar veten në pykën e Kurtit!


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate