4/11/2025 10:44:26 PM

Endriku dhe Sara përballen brenda shtëpisë. Çfarë thonë për të kaluarën e tyre!

Duhet të lexoni

Endriku ka biseduar me Sarën për herë të parë veçmas që pas hyrjes së tij në Big Brother VIP3. Ai i ka shpjeguar asaj se pse e përmendi në klip që kishte pasur një lidhje me të. Ai i shpjegoi se të gjithë e dinin për lidhjen e tyre dhe se nuk donte të dilte në BBV.

Endrik: Nëse ti ke evoluar ashtu siç unë mendoj dhe je ajo vajza e zgjuar që unë mbaj mend ti e kupton shumë mirë që unë jam futur më mbrapa.

Sara: Nuk mendoj që je futur për mua

Endrik: Jo, jo, duro nuk po e them këtë as unë dhe kur Shqipëria është kaq e vogël, njerëzit e dinë, njerëzit flasin, dhe unë doja ta bëja të qartë që po ne kemi pasur një histori, por ka qenë vetëm ajo, kaq. Këtu unë po tregohem i sinqertë për veten time dhe gjithashtu po të heq një barrë, sepse ti e di shumë mirë që ajo gjëja do të dilte këtu, sepse ty të njeh dikush tjetër dhe mua më njeh dikush tjetër, por ka njerëz që na njohin të dyve dhe historia jonë është bërë videoklip.

Sara: Në qoftë se ne të dy do të zihemi ne do të dalim shumë budallenj.

Endrik: Unë s’kam ardhur me synimin për t’u zënë. Kjo është diçka që ka ndodhur më përpara, unë të respektoj për njeriun që je, unë e respektoj të shkuarën. Unë jam shumë i lumtur edhe për ju të dy, uroj të jetë e vërtetë edhe uroj që ta shijoni që të dy.

Sara: Kur ne të dy e kemi ndarë historinë tonë unë kam qenë shumë e vogël ti e di këtë gjë. Edhe ti ke qenë disi i papjekur.

Endrik: I vogël, jo i papjekur.

Sara: Kam ato rezervat e mia dhe ti e di këtë gjë, por kam ndryshuar shumë edhe nuk jam njeri që mbaj mëri, kështu që mos e ki fare siklet.

Endrik: Jo s’kam patur. Ne jemi takuar edhe në dy-tre programe të tjera dhe më ke kaluar ngjitur dhe s’më ke folur./K.C/dritare.net


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Skena të pazakonta në "Big Brother", Ola e lidhur me kabllo në lot! Gjesti e tërheq nga pas

Përplasjet mes Gjestit dhe Olës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 vazhdojnë të intensifikohen, duke sjell&eum ...

Tha se kishte tërheqje ndaj vajzave/ Motra e Krisës sqaron deklaratën e saj virale

"“Më shumë më ka shqetësuar jo për atë që ka thënë Krisa, po për komentet se u ekzagjerua ...

E goditi Gjestin në fytyrë, përjashtohet G Bani nga Big Brother

Pas goditjes që G Bani ia dha Gjestit mbrëmë gjatë provës në arena Storm, Big Brother erdhi me një vendim. Produksi ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Vdes në moshë të re gjyqtari i futbollit kosovar

Ka vdekur gjyqtari i futbollit, Rilind Berisha.Berisha ka vdekur të hënën, tha Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ...

Liga Premier akuzon FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me zgjerimin e Kupës së Botës për Klube

Liga Premier e ka akuzuar FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me Kupën e Botës për Klube të zgjeruar këtë ...

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate