9/12/2025 10:20:26 AM

Arsyet se përse ndjeni fryrje dhe forcim të stomakut

Duhet të lexoni

Një nga arsyet më të shpeshta se përse stomaku juaj është i fryrë ose i fortë, mund të jetë ajri që gëlltisni ose produktet ushqimore që krijojnë shumë gazra në sistemin tretës.

Shpesh ky nuk është një problem por herë të tjera mund të jetë tregues i një problemi më serioz.

Të tilla mund të jenë bllokimi i zorrëve ose sëmundja e zorrëve të inflamuara.

Për rehatinë dhe mirëqënien tuaj, një bark i fortë dhe i fryrë nuk është diçka që duhet ta injoroni.

AgroWeb.org ju rendit më poshtë disa nga shkaqet dhe si të merrni ndihmën që ju nevojitet.

Ndiheni të fryrë.

Ju mund të vini re se niveli i fryrjes luhatet gjatë ditës me kalimin e orëve ose në bazë të asaj që po hani.

Disa gjëra që mund të ndihmojnë janë të ngrënit më ngadalë dhe shmangien e çamçakëzit për të reduktuar sasinë e ajrit që mund të gëlltisni pa kuptuar.

Gjithashtu dhe kufizimin e pijeve të gazuara që shkaktojnë fryrje të stomakut.

Keni intolerancë ushqimore.

Intoleranca më e zakonshme e lidhur me fryrjen është intoleranca ndaj laktozës.

Por intolerancat e tjera ushqimore, si dhe disa sëmunde autoimune ku ngrënia e glutenit dëmton zorrën e vogël ose rrit së tepërmi bakteriet, mund të shkaktojnë fryrje dhe forcim të stomakut.

Mund të vuani nga ndonjë sëmundje e aparatit tretës.

Koliti ulceroz ashtu edhe sëmundja e zorrëve të inflamuara mund të jenë një tjetër shkak.

Në këtë rast ju mund të vini re gjithashtu simptoma të tjera, si dhimbje barku, diarre, kapsllëk ose prani të gjakut gjatë jashtëqitjes.

Në këto raste sugjerohet të kryeni një vizitë tek mjeku juaj.

Mund të jetë diçka tjetër.

Të kesh një stomak të fortë dhe të fryrë mund të mos ketë të bëjë fare me atë që hani.

Është e mundur që ju mund të keni një bllokim të zorrëve, që ndikon në mënyrën se si jashtëqitja lëviz nëpër sistemin tuaj tretës.

Nëse është kështu, zakonisht do të keni edhe simptoma të tjera, si të vjella ose kapsllëk.

Sëmundjet mëlçisë dhe cistet (si cistet ovariane) mund të ndikojnë gjithashtu në mënyrën se si ndihet dhe duket stomaku juaj.

Nëse jeni të shqetësuar lini një takim me mjekun tuaj dhe ndërkohë mbani shënim të gjitha simptomat që po përjetoni.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Studimi: 2 mosha specifike kur plakja rritet në mënyrë dramatike!

Nëse keni vërejtur se po ju dalin rrudhat, një siklet ose një ndjenjë e përgjithshme e plakjes që duket se ndodh br ...

A mund t’i arrini gishtat e këmbëve? Nëse jo, trupi juaj po ju dërgon një mesazh të rëndësishëm

Shumë njerëz që ushtrojnë rregullisht dhe bëjnë jetë aktive i lënë pas dore ushtrimet e fleksibilitetit. ...

Tiroidet me probleme/ Mos i neglizhoni më këto simptoma!

Kur nuk ndihemi mirë shpesh fajësojmë ndonjë problem fizik, gripin, të ftohtin apo edhe vetë moshën, por injorojm&e ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate