9/21/2025 2:48:12 PM

NASA përfundon fazën e parë të projektimit të një burimi energjie

Duhet të lexoni

Agjencia amerikane e hapësirës, NASA, ka njoftuar se ka përfunduar fazën fillestare të projektimit të një reaktori bërthamor, duke theksuar se po punon në mënyrë aktive në zhvillimin e një burimi që qëndrueshëm energjie për kolonitë e ardhshme në Hënë.

Në vitin 2022, NASA ka nënshkruar me partnerët e saj tre kontrata në vlerë pesë milionë dollarë për të zhvilluar dizajne konceptuale për reaktorët e vegjël të ndarjes bërthamore që do të përdoren në sipërfaqen hënore.

“Një demonstrim i një burimi të energjisë bërthamore në Hënë është i nevojshëm për të treguar se është një opsion i sigurt, i pastër, dhe i besueshëm”, tha zyrtarja e NASA-s, Trudy Kortes.

Agjencia theksoi se ky projekt do të përfshijë sisteme për konvertimin e energjisë, mekanizma për refuzimin e nxehtësisë, dhe sisteme për menaxhimin dhe shpërndarjen e energjisë.

Ndryshe, NASA ka qëndruar e hapur ndaj ideve dhe gjithmonë ka mbështetur inovacionin e partnerëve të saj. Ndër specifikat e paracaktuara të reaktorit është pesha nën gjashtë tonë e aftë për të prodhuar 40 kW energji elektrike.

Kjo energji elektrike do të jetë e mjaftueshme për demonstrime, dhe do të jetë e disponueshme për të fuqizuar shtëpitë në hënë, roverët, dhe misionet kërkimore.

Reaktori bërthamor shquhet si burim energjie, dhe sistemi i energjisë së tij mund të funksionojë vazhdimisht gjatë netëve të ashpra hënore. Nisja e tij pritet në fillim të viteve 2030. /Katror.info


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate