9/25/2025 3:53:56 PM

Nga varësja 10 mijë euroshe e deri te udhëtimet e ndërhyrjet estetike: Çka fituan secili nga finalistët e Big Brother VIP Kosova

Duhet të lexoni

Të premten ka qenë një mbrëmje e zjarrtë fitoreje në spektaklin e shumë shikuar, Big Brother VIP Kosova.

Në fund fitues u zgjodh ish-futbollisti Lumbardh Salihu nga Vitia, i cili siguroi më së shumti vota në televotimin për fituesin, i cili zgjati për një javë të tërë.

Ai mori me vete gjithsej 144 mijë euro nga çmimi maksimal i këtij edicioni që ka qenë plor 200 mijë. Nga 10 mijë euro i janë ndarë tre finalistëve të tjerë, gjersa 26 mijë euro janë humbur nga lojërat që banorët kanë dështuar t’i kryejnë me sukses brenda shtëpisë.

Lumbardh Salihu (Foto: Lumbardh Salihu/Instagram)

Sido që të jetë, përveç çmimeve monetare, ata morën edhe shumë dhurata të tjera gjatë spektaklit.

Lumbardhit përveç 144 mijë eurove, në fillim të spektaklit iu dha dhuratë një udhëtim në Spanjë, për të ndjekur nga afër një nga ndeshjet e Mallorca FC.

Ndërkohë, transgjinores së shumë përfolur të këtij edicioni, Edona James, e cila përfundoi e katërta në reultatin final, iu dhurua një udhëtim në Turqi, me mundësi kryerje të ndërhyrjeve estetike në një klinikë të njohur atje.

Edona James (Foto: Big Brother VIP Kosova)

Blerandos në anën tjetër iu dhurua një mundësi bashkëpunimi me producentin turk, Alper Atakan, për të realizuar një këngë në Stamboll, me producentin që ka realizuar këngë për emra shumë të njohur turq.

E një dhuratë mjaft e madhe iu bë edhe banores Shqipe Hysenaj, e cila e njohur për patriotizmin e saj brenda shtëpisë, mori si dhuratë një varëse me simbol shqiponje.

Shqipe Hysenaj (Foto: Big Brother VIP Kosova)

Varësja në fjalë e cila është gdhendur nga një prej agjendarive më të njohura në Kosovë, ka vlerën e jo më pak se 10 mijë eurove – dhe ajo iu vu në qafë nga vëllai i saj i cili erdhi si surprizë për ta takuar në natën finale.

Siguri të mos përfundonte këtu – të katër banorët fituan së bashku edhe nga një udhëtim çift secili, në destrinacione të ndryshme të greqisë, si: Athinë, Selanik dhe Halkidiki.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Jozi ofendon shumë keq Gjestin, priten të merren masa drastike

Pak ditë para finales së Big Brother VIP Albania 4, një situatë e tensionuar ka rikthyer në qendër të vëmendje ...

Nuk përmbahet Rozana, hedh në pishinë Loredanën!

Atmosfera në oborrin e “Big Brother VIP Albania” u ndez nga batutat dhe të qeshurat, ndërsa Rozana Radi dhe Loredana Zefi k ...

Aferdita Paqarada shfaqet e zhveshur si asnjëherë më parë

Afërdita Paqarada është ndër më të komentuarat në media rozë.Ajo merr vëmendje nga fotot e ndryshme q&eum ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate