9/29/2025 10:59:08 PM

PDK në Prishtinë kërkon që zona e Badovcit të ruhet nga ndërtimet dhe këmbimet

Duhet të lexoni

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë ka kërkuar që zona e Badovcit të ruhet nga ndërtimet dhe këmbimet.

Kryetari i Grupit të Asamblistëve të PDK-së në Prishtinë, Leutrim Retkoceri, në një konferencë për media tha se as sot grupi i asamblistëve të PDK-së nuk mori pjesë në mbledhjen e ftuar të Kuvendit Komunal të Prishtinës, sepse është muaji i dytë që ky Kuvend shndërruar në fushëbetejë pronash.

Derisa në mbledhjen e dhjetorit u votua këmbimi i pronave që kanë në epiqendër Badovcin me kuorumin e mundësuar nga opozita me në krye LVV-në, sot nga vetë këta të fundit u inicua anulimi i të njëjtit vendim. Ne e kemi ditur që çështja e Badovcit do të rikthehet në diskurs publik në këtë qeverisje. Ne 2020 kemi votuar kundër, në fushatë kemi deklaruar kundër, dhe vazhdojmë të mos e përkrahim: Zona e Badovcit duhet te ruhet nga ndërtimet dhe këmbimet me çdo kusht, edhe nëse kjo nënkupton që ne, PDK në Prishtinë, si pjesë e koalicionit qeverisës, nuk e mbështesim në Kuvend”, citohet Retkoceri në komunikatë.

Më tej ai tha se përpjekja e sotme për të anuluar një vendim, të cilin vet LVV e ka mundësuar, është përpjekje e shfajësimit nga një e keqe publike.

“Partneri i koalicionit, me ne krye Kryetarin Rama, beson që vendimi është i duhur. Te njëjtën, me të drejtën e tij, e ka paraqitur edhe në një konferencë për media. Ky vendim mori mbështetje në Kuvend nga shumica e asamblistëve prezent në mbledhje, por u mundësua vetëm sepse LVV çuditërisht vendosi të qëndrojë në sallë. Këtë njëherë e arsyetoi se duhet ta bënte sepse është në vend pune, kur ne e dimë që ka shumë mbledhje të kaluara ku LVV nuk ka qëndruar në sallë. Më vonë edhe deklaruan se “atyre pronarëve, Komuna iu ka borxh tokë, dhe kjo sipas tyre është e pakontestueshme”, tha ai.

Ai tha se ajo çfarë duhet të theksohet është se ky vendim nuk është me vetëm një vendim i votuar një ditë pune në Kuvendin Komunal të Prishtinës – por tashmë është në Gjykatë.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate