9/30/2025 1:35:28 AM

“Pretendime të pasakta” për rastin e këmbimit të pronave, Murati: Përgjigjet duhet t’i kërkoni te Komuna e Prishtinës

Duhet të lexoni

Ministri i Financave, Hekuran Murati, në një konferencë për media sot është pyetur për çështjen e këmbimi të pronës komunale në zonën Prishtina e Re me pronat e dy biznesmenëve në Badoc, ku nuk lejohen ndërtimet.

Murati ka thënë se përgjigjet duhet të kërkohen nga komuna e Prishtinës.

Ai ka thënë se nuk i takon Ministrisë së Financave që të përfshihet në një diskutim “ku ka edhe pretendime të pasakta”.

“Jam në dijeni që ka një çështje të ngritur sa i përket çështjes së këmbimit të pronave nga komuna e Prishtinës. Thënë të drejtën, e kam konsideruar të padenjë të merrem me çështjen sepse s’ka të bëjë me ministrin e Financave, përkundër që në disa raste po tentohet t’i jepet konotacion i tillë. Këmbimi i pronave, vendimet, të gjitha këto merren nga komuna e Prishtinës, prandaj çfarëdo përgjigje që kërkohet në këtë aspekt duhet ta kërkoni te komuna e Prishtinës, më saktësisht te udhëheqësia e komunës, nëse keni pretendime që ka pasur shkelje apo keqpërdorime të tilla. Prandaj nuk i takon Ministrisë së Financave që të mbajë qëndrim ose të përfshihet në një diskutim, i cili ka edhe pretendime të pasakta. Duhet të siguroheni që të gjitha informatat që prezantohen janë të sakta. Sa i përket çështjes së ndalimit të keqpërdorimeve nuk besoj që ka dikush që më tepër se unë ka bë për të ndaluar, sidomos te keqpërdorimet tek shpronësimet apo manipulimet e ngjashme.”

Ai tha se është grupi i asamblistëve të VV’së ata që e kanë ekspozuar dhe që kanë deklaruar se kjo është shkelje.

“Me sa pashë sot ishte që është rikthy në rivendosje të komunës së Prishtinës. Është pikërisht grupi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje që e ka ekspozu dhe që ka deklaru se kjo është shkelje cfarë po bëhet, sepse një këmbim i tillë nuk do të paraqiste interes publik dhe që ka propozu të ketë anulim të atij vendimi. Sot ka qenë seanca, nuk e di nëse ka ndodh diçka apo nëse është marrë ndonjë vendim i tillë, mirëpo është propozim i grupit të asamblistëve të VV’së. Andaj, çfarëdo kërkese apo sqarim për këtë çështje, duhet ta kërkoni te komuna e Prishtinës, sepse është komuna që e ka marrë vendimin e tillë, që ka marrë çfarëdo vlerësimi në të kaluarën dhe në të tashmen ka qenë MF, e cila me tu njoftuar që ka pasur parregullësi gjatë procesit dhe me njoftimin e MAPL’së që do të shqyrtohet ligjshmëria e vendimit, e ka pezulluar edhe vlerësimin aktual”, tha Murati para gazetarëve.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate