Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar viktimat e Holokaustit.
Haradinaj është shprehur se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë fatin e ngjashëm historik.
“Bota sot kujton dhe përulet para miliona viktimave të Holokaustit. Me hebrenjtë ndajmë fat të ngjashëm historik, andaj dhe bashkëndjejmë me dhembjen e tyre, e ndjejmë më së miri ne që kemi përjetuar edhe vet gjenocidin. Në kohë jo të lehta, shqiptarët u radhitën drejt. Ata rrezikuan, mbrojtën të pambrojturin duke i strehuar dhe duke mos rënë pre e të keqes së madhe të luftës së dytë botërore. I përjetshëm kujtimi për viktimat e Holokaustit”, ka shkruar Haradinaj.