Në shtëpinë e “Big Brother VIP 3” përveç debateve të shumta, nuk mungojnë as momentet romantike.
Duket se Sara dhe Bardhi kanë krijuar një raport mjaft të afërt me njëri-tjetrin. Teksa banorët ishin shtrirë për të fjetur, këngëtari i njohur ka shkuar pranë saj dhe e ka puthur.
“Çohu e ik se lamë nam, shpejt, shpejt”, dëgjohet t’i thotë Sara Bardhit.
“A do me flet?”, e pyet ai dhe Sara ia bën me shenjë “po”.
Në këto momente vihet re që Sara ia bën me shenjë që t’a puthë në qafë dhe Bardhi nuk ngurron dhe e puth.
Nuk dihet ende nëse ka filluar të lindë diçka mes tyre apo Sara po e përdor si ‘karrem’ për t’i shpëtuar eliminimit.