20min na ndan nga fillimi i spektaklit të “Big Brother VIP”.
Edhe pse kanë kaluar vetëm 10 ditë që prej nisjes së edicionit të tretë, dinamikat në shtëpi janë të shumta, teksa banorët janë përfshirë në debate dhe situata të ndryshme. Nga ana tjetër, Alfio, Gabriele, Gazmendi, Hedi dhe Meri janë 5 banorët që janë të nominuar për këtë javë dhe votat e publikut kanë vendosur se kush prej tyre do të shpëtojë dhe kush do ta ndërpresë rrugëtimin.
Këtë mbrëmje po ashtu, Vëllai i madh do të vendosë për fatin e banorëve, të cilët kanë thyer rregullat në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.