11/9/2025 7:40:04 PM

Tragjike/ Ishin fshehur në anije për të shkuar drejt Europës, dy adoleshentët ngrijnë për vdekje

Duhet të lexoni

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tunizi, dy emigrantë adoleshentë, kanë vdekur pasi ishin fshehur në një kamion frigoriferik në një anije që shkonte për në Evropë.

“Dy persona të moshës 16 deri në 17-vjeç vdiqën pasi hynë në një kontejner që transportonte perime dhe fruta në një anije që nisej për në një vend evropian”, i tha AFP drejtori i Shërbimit të Mbrojtjes Civile për rajonin e Tunisit, Munir Riabi.

Dy të miturit ishin pjesë e një grupi prej katër të rinjsh që përpiqeshin të emigronin, të cilët kaluan rreth tetë orë në të ftohtë, para se ekuipazhi i anijes të merrte vesh për praninë e tyre dhe të kthehej në portin e Tunisit.

Dy të tjerët u dërguan në spital në një gjendje të qëndrueshme, tha Riabi, duke theksuar se grupi i të rinjve ishin nga zona të ndryshme të thella.

Javën e kaluar, garda kombëtare njoftoi zhdukjen në det të rreth 40 tunizianëve që ishin larguar nga Sfax (lindja qendrore) dhe po përpiqeshin të arrinin në Itali, brigjet më të afërta të së cilës janë rreth 150 km larg.

Në vitin 2023, 155,754 migrantë mbërritën në Itali, në mënyrë të parregullt (rritje me 50% në një vit), me tunizianët që përbëjnë grupin e dytë më të madh (17,304) pas Guineas (19,204), sipas ministrisë së brendshme italiane.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate