Një depo afër stacionit të Autobusëve që besohet të jetë menaxhuar nga Spitali i Mitrovicës Veriore ka qenë sot cak i një bastisjeje që është kryer nga Policia e Kosovës.
Policia në këtë aksion është shoqëruar nga zyrtarë të Doganës dhe Agjencia e Kosovës për Pajisje dhe Produkte Medicinale.
Por pas verifikimit të depos malli që ka qenë aty ka qenë i regjistruar.
Këtë e ka bërë të ditur për Front Online, zv. Drejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.
Sipas tij, ai mall duhet të shkatërrohet por se për këtë vendos Agjencia e Kosovës për Pajisje dhe Produkte Medicinale në bashkëpunim me spitalin rajonal të Mitrovicës së Veriut.
“Pas verifikimit të kësaj depoje del se nuk ka punë për Doganë. Malli është i regjistruar por aty ka mall që duhet të shkatërrohet dhe tash AKPPM-ja, në bashkëpunim me spitalin rajon të Mitrovicës së Veriut vendosin”, ka thënë Elshani./Front Online