11/20/2025 12:22:51 AM

Fibra bimore që rregullon funksionin e zorrëve, ul kolesterolin dhe ju dobëson

Duhet të lexoni

Keni kapsllëk ose sindromën e zorrës së irrituar? Po përpiqeni të menaxhoni diabetin apo ndoshta dëshironi të ulni kolesterolin LDL? Përgjigja për të gjithë është: Rritni marrjen e fibrave. Është folur dhe shkruar shumë për këtë përbërës natyral të mrekullueshëm dhe jo pa arsye, pasi me të vërtetë ka veti të vlefshme për shëndetin e njeriut.

Në fakt, një fibër e veçantë e tretshme është psyllium dhe po fiton shumë famë kohët e fundit, kryesisht falë vetive të saj të përfolura për humbje peshe. Por a janë të vërteta thashethemet? Nutricionistja Julia Zumpano kristalizon peizazhin e turbullt, duke zbuluar përfitimet e provuara të psiliumit:

“Fibra e tretshme nuk përmban gluten dhe mund të shtohet në vakte dhe pije, me qëllim rritjen e marrjes së fibrave bimore”, shpjegon fillimisht Dr. Zumpano, përcjell dritare.net

Vetitë!

Lehtëson kapsllëkun! Të gjitha fibrat e tretshme lehtësojnë largimin e mbetjeve nga zorrët. Hulumtimet tregojnë se psiliumi funksionon në mënyrë efektive, pa efekte anësore të rëndësishme.

Trajton simptomat e diarresë dhe sindromës së zorrës së irrituar! Është zbuluar se kjo fibër e tretshme mund të ndihmojë në reduktimin e inflamacionit në zorrë.

Ndihmon në menaxhimin e niveleve të sheqerit në gjak! Psyllium ngadalëson sasinë e glukozës në qarkullimin e gjakut, duke rregulluar nivelet e sheqerit në gjak, gjë që është e rëndësishme për njerëzit me diabet.

Rregullon kolesterolin! “Fibrat e tretshme ndihmojnë trupin të largojë biliaret, gjë që mund të çojë në uljen e kolesterolit të keq, LDL-së.”, shpjegon Dr. Zumpano.

Fibra bimore që rregullon funksionin e zorrëve, ul kolesterolin dhe ju

A mund të ndihmojë psylliumi për humbjen e peshës?

“Në përgjithësi, fibrat ju bëjnë të ndiheni më të ngopur për më gjatë, gjë që redukton oreksin dhe marrjen e përgjithshme të ushqimit.”, shpjegon Dr. Zumpano. “Ato ndihmojnë edhe me lëvizjet e rregullta të zorrëve, të cilat mund të mbështesin menaxhimin dhe humbjen e peshës.”, shton ajo.

Sasia e rekomanduar e fibrave?

Psiliumi përgjithësisht konsiderohet shumë i sigurt për konsum, siç shpjegohet nga Dr. Zumpano. “Filloni me një dozë të vogël, rreth 1 lugë çaji dhe rriteni gradualisht.”, këshillon ajo. "Gjithashtu, sigurohuni që të pini shumë ujë." Mund të konsumoni deri në 1 lugë gjelle tri herë në ditë.

Megjithatë, Dr. Zumpano paralajmëron se personat me ndjeshmëri të zorrëve duhet të jenë të kujdesshëm, pasi mund të përjetojnë efekte anësore si diarre, kapsllëk, të vjella, fryrje apo ngërçe në stomak. Për këtë arsye, ekspertja këshillon që të bisedoni me një specialist përpara se të filloni marrjen e fibrave bimore./K.C/dritare.net


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Studimi: 2 mosha specifike kur plakja rritet në mënyrë dramatike!

Nëse keni vërejtur se po ju dalin rrudhat, një siklet ose një ndjenjë e përgjithshme e plakjes që duket se ndodh br ...

A mund t’i arrini gishtat e këmbëve? Nëse jo, trupi juaj po ju dërgon një mesazh të rëndësishëm

Shumë njerëz që ushtrojnë rregullisht dhe bëjnë jetë aktive i lënë pas dore ushtrimet e fleksibilitetit. ...

Tiroidet me probleme/ Mos i neglizhoni më këto simptoma!

Kur nuk ndihemi mirë shpesh fajësojmë ndonjë problem fizik, gripin, të ftohtin apo edhe vetë moshën, por injorojm&e ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate