11/22/2024 4:50:09 PM

Dy arsyet e vërteta pse keni ndalur së dashuruari partnerin tuaj

Duhet të lexoni

Njerëzit kanë tendencën të besojnë se “thjesht ndodh” kur ti ndalon së dashuri partnerin, apo s’e ndjen më veten të dashuruar me të. Në të vërtetë ka disa sinjale që paralajmërojnë se diçka e tillë do të ndodhë.

Ajo çfarë mund të ndihmojë që dashuria mes jush të jetojë gjatë është të kujtoni çfarë ju bëri të dashuroheshit në fillim me njëri-tjetrin.

1.

Arsyeja e parë pse njerëzit ndalojnë së dashuri partnerin e tyre është se ata nuk bëjnë më gjërat që bënin kur ishin të dashuruar thellësisht me ta. Pra për ta, gjithçka e bukur ka ndodhur në të shkuarën, në një tjetër kohë dhe në një tjetër vend. Edhe kur kthehen pas në kujtime, të qeshura apo momente të lumtura kujtojnë se dikur donin shumë të ishin bashkë me njëri-tjetrin, por jo më. E vërteta është se të gjitha këto momente që vijnë si vegim në të tashmen nuk kanë qenë aq magjike sa na duket kur i mendojmë.

Fillimet e lidhjes karakterizohen nga entuziazmi dhe dëshira për të qenë në pozicion prioritar krahasuar me gjithçka tjetër që ndodh në jetë. Të dashuruarit kalojnë shumë kohë bashkë dhe thuajse çdo lloj aktiviteti e bëjnë me njëri-tjetrin. Me kalimine kohës, për arsye nga më të ndryshmet, njerëzit ndalojnë së investuari në marrëdhënie sepse e marirn të mirëqënë dhe mendojnë se tani kanë gjëra më të rëndësishme për të bërë. Partnerët e mendojnë njëri-tjetrin si të sigurtë dhe ja, vjen momenti kur kupton që “bashkëshorten/tin e do, por s’e dashuron më.”

Lidhjet ngjajnë me bimët, duhet t’i ujisësh në mënyrë që të jetojnë gjatë. Dashuria zbehet nëse lihet pas dore.

2.

Arsyeja e dytë është kombinimi i lëndimeve, inateve, zhgënjimeve dhe problemeve të akumuluara gjatë viteve. Jeta është sfiduese dhe në çdo sfidë ti njeh më shumë partnerin që ke krah teje. Nëse në çdo problem që keni pasur ti ke marr si rezultat zhgënjimin, mungesën e mbështetjes, vetminë, inate, zemërim, rrjedhimisht dashuria s’është më ajo që dukej se ishte dikur. Të gjitha këto ndjesi të çojnë drejt shkëputjes emocionale. Askush s’ka lindur i ditur për të krijuar marrëdhënie të shëndetshme. Të gjithë mësojmë që kur jemi fëmijë, por e vërteta është se njerëzit jo të gjithë dinë t’i përgjigjen momenteve enigmatike dhe të vështira të jetës. Kur di më shumë, bën më mirë, prandaj duhet të dish se mund të ribini sërish në dashuri me njëri-tjetrin. Jo krej nga hiçi duke mos bërë asgjë.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

“O qeli im” – Gresa puth Vullnetin në kokë, pasi hoqi flokët për të realizuar provën javore

Banorët e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova u përballën me një provë javore që kërkonte heqjen e qi ...

Dedikim për Xhensilën? Bes Kallaku thyen HESHTJEN pas zhurmës në rrjet me këngët e tij!

Bes Kallaku, një prej emrave më të përfolur të momentit në showbiz-in shqiptar ka folur për herë të par&e ...

Xuxi, Vullnetit: Boll burrë ke dalë, hallall të qoftë që u puthe me Gresën

Xuxi e ka biseduar me Vullnetin puthjen që ky i fundit e shkëmbeu me Gresën.Ai i tha Vullnetit se “boll burrë ke dalë q ...

Jetë / Stil

Pesë shenja që tregojnë se nuk po i lani flokët mjaftueshëm

Është e vështirë të përgjithësohet se sa shpesh duhet t’i lani flokët, por ka disa shenja paralajmë ...

Jeni sëmurë apo jo? Këtë e kuptoni përmes gjuhës, ja si!

Nxjerrja e gjuhës jashtë është një formë përshëndetjeje në Tibet, ndërsa në shumë vende t& ...

Kur do të ndryshojë ora në tetor, ky është vendimi i fundit

Ora do të ndryshojë përsëri edhe këtë vit. Akrepat do të kthehen përsëri për një orë ...

Sport

Investim për të ardhmen, Real Madrid vihet pas Kobbie Mainoo

Ishte padyshim vendimtar, me golin e tij, ndaj “Të Kuqve” të Liverpool. I lindur në vitin 2005, “fantazisti” an ...

Shqipëria gjobitet rëndë nga UEFA

Shqipëria u gjobit për shkak të hedhjeve të sendeve në fushë nga tifozët “kuqezi” dhe për transmet ...

Arsenali mposhtet nga Newcastle United

Arsenali është mposhtur 1-0 në udhëtim te Newcastle United në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 10-të në Lig&eu ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate