4/26/2025 11:23:21 PM

Elia Zaharia uron Vitin e Ri me foton krah familjes pas ndarjes nga Princ Leka

Duhet të lexoni

Elia Zaharia ka uruar Vitin e Ri 2024 me kartolinën ku pozon krah familjes dhe vajzës së saj, Geraldina. Ndryshe nga vitet e shkuara, në foton e urimit mungon Princ Leka pasi çifti i famshëm mësohet se kanë nisur procedurat e divorcit.

“Të dashur miq, ju uroj nga zemra Gëzuar Vitin e Ri 2024! Lutem për një vit sa më të mbarë për ju e familjet tuaja, një vit ku të mbizotërojë harmonia dhe toleranca, dashuria dhe falja, mirëkuptimi dhe shpresa!

Uroj për çdo fëmijë në këtë natë ndërrimi vitesh, të ketë përpara një pjatë të ngrohtë, një dhuratë, dhe një përqafim plot dashuri!”, shkruan Elia Zaharia krahas imazhit ku shfaqet krah prindërve, vëllait, Amos Zaharia dhe vajzës, Geraldina.

Kush është vajza që hyri në mes të çiftit

Prej javësh po përflitej për një ndarje mes Elia Zaharias dhe Princ Lekës. Çifti, i cili si cilësohej ndër më jetëgjatët, duket se i ka dhënë fund martesës së tyre. Mësohet se Elia Zaharia dhe Princ Leka kanë nisur procedurat e divorcit zyrtarisht.

Ndërkohë për vajzën e tyre Geraldina, do të vijojnë të kujdesen në mënyrë të barabartë. Si Elia po ashtu dhe Princi kanë kërkuar që asnjë rutinë e saj të mos cenohet dhe mos e ndjejë aspak divorcin e prindërve të saj. Por, divorci nuk do të privojë Elia Zaharina nga trashëgimia pronësore e Familjes Zogu, pasi ajo do të marrë pjesën e saj. Pas këtij lajmi, menjëherë është bërë publike dhe lidhja e re e Princ Lekas.

Një fotografe, disa vite më e re është edhe partnerja e re e Lekës, lidhje kjo që është shijuar larg vëmendjes së publikut. Blerta Celibashi është emri i fotografes, që është parë shpeshherë nën shoqërinë e Princit. Ajo ka punuar per disa vite prane Partisë Demokratike, ku ishte kuratorja e imazhit te demokrateve te Lulzim Bashës.

E kontaktuar pak ditë më parë nga JOQ, vetë Blerta Celibashi zgjodhi mos të komentonte rreth lajmit, por as ta mohonte atë. “Nuk dua të bëj koment në lidhje me këtë çështje. Kërkoj mirëkuptimin tuaj”, ishte gjithçka çfarë tha fotografja, e cila duket se kështu ka konfirmuar këtë romancë të re në “showbizz”-in tonë. Kaq ka mjaftuar që në rrjet të flitet për një tradhti nga ana e Lekës, çfarë ka çuar në divorc.

Nga ato që kemi mundur të mësojmë është se problemet mes çiftit, kanë nisur që para verës së këtij viti. Si Elia, ashtu edhe Princ Leka, muajt e fundit janë takuar vetëm për hir të Geraldinës, duke bërë rolin e prindit, dhe jo më të dy bashkëshortëve. Bëhet me dije se edhe pushimet e verës, dyshja i ka kaluar në konflikt e sipër, ndryshe nga verat e shkuara që jo vetëm që kanë realizuar disa udhëtime, por edhe kanë pozuar në rrjetet e tyre sociale të dy apo të tre së bashku.

Dyshja ka nisur problemet e para rreth 6 muaj më parë dhe ka vendosur që gjithçka ta mbajë sa më diskret, duke preferuar që mos të përfshijë në këtë konflikt familjarë apo miqtë. Shumë nga miqtë e Elias, nuk e dinin për këtë histori që po shkonte drejt një ndarjeje. Edhe sot, që dyshja pritet ti japë fund martesës ligjërisht, prapë miqtë e afërt të tyre pak dinë rreth arsyeve që i çuan drejt divorcit. Por, shkak i këtyre probleme nuk ka qenë historia e Blertën. Raporti i saj me Princin, ka nisur vetëm disa kohë më parë, kur martesa e tyre kishte mbërritur tashmë në fund.

Ndërkohë Elia nuk jeton më në shtëpinë e Lekës, ku prej shumë vitesh kanë jetuar së bashku. Ishte thuajse e pashmangshme që teksa kaloje në rrugën e Pedonales, mos të ndesheshe me vogëlushen Geraldinë, nën shoqërinë e dy gjyshërve të saj. Por prej disa javësh tashmë, Geraldina nuk është më në shtëpinë e babait të saj, ku herë pas here rikthehet për të qëndruar edhe me Princ Lekën. Sa i përket Lekës, ai ka vendosur që most ë reagojë deri më tani, duke vijuar me detyrat e tij, pa përmendur për asnjë moment divorcin me bashkëshorten e tij. Megjithatë, duket se gjithçka do të bëhet me marrëveshje.

Ku ndonëse çifti është ndarë pas disa konfliktesh të vazhdueshme, kanë vendosur që tani e tutje të kenë një raport të mirë si prindër të Geraldinës dhe ndarja mes tyre të bëhet në mënyrë paqësore, si një familjeje mbretërore i ka hije. Elia dhe Leka janë treguar gjithmonë diskret sa i përket detajeve të historisë së tyre të dashurisë 15-vjeçare, duke folur shumë rrallë.

Por ka qenë i vëllai i Elias, Amos që ka zbuluar kohë më parë, disa detaje nga takimi i tyre. Aktori rrëfeu takimin e parë të motrës së tij me Princ Lekën, ku theksoi se që në momentin e parë ka vënë re një tërheqje mes tyre ndërsa nuk i kurseu as batutat. “Unë në fakt kam qenë prezent në takimin e parë që Elia ka pasur me Princin dhe që në atë moment e kuptova që seç ka diçka midis këtyre, është ai shikimi që unë nuk di ta shpjegoj, por është një shikim ku shihen dy njerëz që tërhiqen me njëri-tjetrin dhe kjo ishte ajo që ndodhi Dhe unë duke i parë dhe duke u larguar avash avash, se po i lija terrenin hapur Elias dhe… bëj shaka patjetër. Por është një gjë që lindi aty për aty”, u shpreh aktori. Leka II kurorëzoi dashurinë me Elia Zaharinë në një ceremoni luksoze.

Dy të rinjtë u fejuan në Paris në vitin 2010, por nisën të planifikonin ditën e madhe vetëm pak muaj para ceremonisë. Në dasmë morën pjesë rreth 20 familje mbretërore nga e gjitha bota, përfshirë dhe Princin Michael të Kentit – kushëririn e parë të Mbretëreshës së Britanisë, Elisabeta II.

Princesha Lea e Belgjikës dhe Mbretëresha Sofia e Spanjës gjithashtu ishin të pranishme në ceremoninë e organizuar në Tiranë. Nga kjo martesë ato janë bërë prindër të Geraldinës, e cila ka trashëguar emrin e Mbretëreshës shqiptare./Panorama Plus


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Skena të pazakonta në "Big Brother", Ola e lidhur me kabllo në lot! Gjesti e tërheq nga pas

Përplasjet mes Gjestit dhe Olës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 vazhdojnë të intensifikohen, duke sjell&eum ...

Tha se kishte tërheqje ndaj vajzave/ Motra e Krisës sqaron deklaratën e saj virale

"“Më shumë më ka shqetësuar jo për atë që ka thënë Krisa, po për komentet se u ekzagjerua ...

E goditi Gjestin në fytyrë, përjashtohet G Bani nga Big Brother

Pas goditjes që G Bani ia dha Gjestit mbrëmë gjatë provës në arena Storm, Big Brother erdhi me një vendim. Produksi ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Vdes në moshë të re gjyqtari i futbollit kosovar

Ka vdekur gjyqtari i futbollit, Rilind Berisha.Berisha ka vdekur të hënën, tha Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ...

Liga Premier akuzon FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me zgjerimin e Kupës së Botës për Klube

Liga Premier e ka akuzuar FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me Kupën e Botës për Klube të zgjeruar këtë ...

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate