11/6/2025 3:23:04 AM

Digjitalizohet arkivi fotografik i Vangjush Mios, që përmban rreth 450 negativë të viteve 1930-1940

Duhet të lexoni

Ministria e Kulturës dhe “Fototeka” kanë digjitalizuar dhe publikuar për herë të parë arkivin e panjohur të Vangjush Mios. Lajmin e bëri të ditur ministrja e Kulturës Elva Margariti, e cila përmes rrjeteve sociale njoftoi finalizimin e bashkëpunimit mes ministrisë që ajo drejton dhe “Fototekës”. “Shpëton arkiva fotografike e piktorit Vangjush Mio”, shprehet ministrja e Kulturës Elva Margariti ndër të tjera në rrjete sociale. Ky arkiv përmban rreth 450 negativë të viteve 1930-1940, të cilat sjellin atmosferën e qyteteve shqiptare, banesat karakteristike, objektet e humbura të kultit, skena baritore dhe fshatrat e Juglindjes.

Janë shkrepje të rralla, të kapura me syrin e piktorit, peizazhe magjepsëse të Korçës, Pogradecit, Elbasanit, Krujës, Durrësit e Vlorës. Vangjush Mio (3 mars 1891 - 30 dhjetor 1957) “Piktor i Popullit”, ishte një piktor impresionist shqiptar.

Piktori ka marrë pjesë në shumë ekspozita të arteve figurative të organizuara si në Shqipëri ashtu edhe jashtë saj. Mund të kujtojmë Italinë, Rumaninë, Kinën, në Bienalen e Aleksandrisë, Greqinë, Egjiptin, Turqinë, Rusinë dhe ish-Jugosllavinë. Ekspozita e fundit e organizuar prej tij, ishte një retrospektivë e punimeve e cila u zhvillua në nëntor 1957 në Tiranë.

Ai njihet më së shumti për peizazhet. Temat e tij të parapëlqyera i merrte nga Korça, Pogradeci dhe rrethinat, por ai përjetësoi në punimet e tij edhe qytete të tjera si Tirana, Elbasani, Himara, Berati dhe Gjirokastra. Përveç peizazheve, Mio ishte brilant edhe në pikturimin e portreteve. Ai ishte njëkohësisht edhe skenograf i teatrit të qytetit të Korçës.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Jozi ofendon shumë keq Gjestin, priten të merren masa drastike

Pak ditë para finales së Big Brother VIP Albania 4, një situatë e tensionuar ka rikthyer në qendër të vëmendje ...

Nuk përmbahet Rozana, hedh në pishinë Loredanën!

Atmosfera në oborrin e “Big Brother VIP Albania” u ndez nga batutat dhe të qeshurat, ndërsa Rozana Radi dhe Loredana Zefi k ...

Aferdita Paqarada shfaqet e zhveshur si asnjëherë më parë

Afërdita Paqarada është ndër më të komentuarat në media rozë.Ajo merr vëmendje nga fotot e ndryshme q&eum ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate