Instagrami, është një tjetër platformë, ku personazhet e njohura të “showbizz”-it testojnë veten dhe “feedback”- un që marrin nga ndjekësit e tyre. Ndërkohë është bërë një renditje të personazheve që kanë pasur më shumë luhatje në shifra në rrjetet sociale, duke nxjerrë kështu edhe personazhin që këtë javë ka korrur më shumë sukses në rrjetet sociale.
Për këtë javë, një rënie jo shumë të vogël në numrin e ndjekësve në “Instagram”, ka pasur Ronaldo Sharka dhe Fation Kuqari, me 1 mijë ndjekës më pak.
Sa i përket një prej personazheve më të komentuar në rrjet, Luiz Ejlli, çuditërisht nuk ka ndryshuar në numrin e ndjekësve këtë javë, duke numëruar sërish 625K.
Kujtojmë këtu që vetëm në fillim të kësaj jave, ai festoi 1-vjetorin e njohjes me Kiara Tito dhe e surprizoi atë me një tatuazh me portretin e saj.
Duke kaluar pak tek disa nga konkurrentët e “Dancing With The Stars”, dy nga finalistët e këtij spektakli, Enxhi Nasufi dhe Sardi Strugaj, kanë fituar 700 dhe 300 ndjekës më shumë brenda kësaj jave.
Nga ana tjetër, Fifi, një tjetër finaliste ka fituar 1 mijë ndjekës. Kujtojmë që të premten e kaluar në gjysmëfinale, Fifi mori dhe propozimin për martesë nga partneri i saj, Adis Patushi dhe ajo tha “po”.