11/15/2025 1:15:48 AM

Dita e veteranit, Mehaj: Komandanti heroik Adem Jashari përherë do të mbetet udhëheqësi ynë ushtarak

Duhet të lexoni

Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, me rastin e ditës së veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka thënë se kjo është datë me peshë në historinë tonë më të re.

Mehaj, mes tjerash, uroi gjithë veteranët, duke përmendur dëshmorët e kombit dhe invalidët e luftës.

“Sot me rastin e shënimit të 30 dhjetorit – ditës së veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, uroj nga zemra gjithë veteranët, duke mos harruar dëshmorët e kombit dhe invalidet e luftës të cilët dha gjithçka për Kosovën tonë”, shkroi Mehaj në llogarinë e tij në Facebook.

“Pikërisht me 30 dhjetor të vitit 1991, forcat e shumta ushtarake dhe policore serbe, do të ndërmerrnin një aksion ushtarak kundër Adem Jasharit dhe familjes se tij, të cilët bënë një luftë heroike duke detyruar forcat serbe që të tërhiqeshin. Andaj, në kujtim të kësaj lufte dhe përpjekjeve tona për liri, çlirim dhe pavarësi nga shteti serb, përpjekje këto nder vite e dekada, sot shënojmë ditën e veteranëve, e cila është datë me peshe në historinë tonë me të re”, shkroi më tej ish-ministri i Mbrojtjes.

Ai potencoi se lufta e jonë dhe përpjekjet për liri, çlirim dhe pavarësi të Kosovës, janë rrugëtim i yni i gjatë dhe plotë sfiduese, i cili duhet të finalizohet me anëtarësimin e Kosovës në NATO.

“Shënimi i kësaj date si dhe përmbyllja e vitit 2023, për Kosovën në përgjithësi dhe mua në veçanti do të thotë shumë, sepse për herë të parë dhe të vetme deri me tani FSK-ja u pajise me armatim moderne nga shumë shtete të NATO-së dhe kemi blerë armët me moderne, Dronët Bajraktar të blerë me buxhetin e Kosovës e fal vizionit e përkushtimit tonë gjatë drejtimit të Ministrinë e Mbrojtjes dhe përkrahjes parezerva të Qeverisë”.

Ai theksoi se dronët e shumë pajisje të tjera të blera e dhuruar nga vendet mike, janë shpagim i sakrificës sublime të popullit shqiptar të Kosovës, familjes Jashari e shumë e shumë djemve dhe vajzave gjithandej Kosovës të cilët shërbyen me dinjitet në UÇK-ë, e me pas në TMK-ë e tash në FSK-ë.

“Sot, në këtë ditë nuk dua të harroj edhe gjithë ata pjesëtar të Policisë së Kosovës, të cilët me nder i kanë shërbyer dhe po vazhdojnë të i shërbejnë atdheut, e çdo ditë e me shumë po na bëjnë krenar”.

“Komandanti ynë heroik dhe historik Adem Jashari, përherë do të mbetet udhëheqësi ynë ushtarak dhe shembulli me i mirë se si duhet shërbyer atdheut. Nga zemra uroj gjithë veteranët e Kosovës për ditën e tyre meritore”.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate