11/18/2025 10:44:26 PM

Këngëtarja e famshme kërkon kujdestarinë e plotë të djalit të saj 47-vjeçar

Duhet të lexoni

Këngëtarja e famshme, Cher, thuhet se ka bërë një kërkesë për kujdestarinë e plotë të djalit të saj, Elijah Blue Allman, e shkak është abuzimi i tij me substancat.

Nga dokumentet e depozituara në Gjykatën e Lartë të Los Angelesit, 77-vjeçarja po kërkon që të jetë kujdestarja e vetme e pasurisë së djalit të saj. Ajo pretendon se i biri nuk është i aftë për të menaxhuar burimet e tij financiare.

Në dokumentet në fjalë thuhet se 47-vjeçari ka nevojë urgjentisht për një kujdestar “për të mbrojtur pronën e tij nga humbja ose dëmtimi” sepse ai “aktualisht nuk është në gjendje të menaxhojë pasuritë e tij për shkak të probleme të rënda të shëndetit mendor dhe abuzimit të substancave.”

Gjithashtu thekson se ish-gruaja e tij, Marieangela King, nuk është e përshtatshme për të qenë kujdestare e 47-vjeçarit, sepse “marrëdhënia e tyre e trazuar është shënuar nga një cikël i varësisë nga droga dhe kriza të shëndetit mendor”.

“Duke pasur parasysh problemet e vazhdueshme të shëndetit të tij mendor dhe abuzimit me substancat, Cher është e shqetësuar se çdo fond që i shpërndahet Elias do të shpenzohet menjëherë për drogë, duke e lënë pa pasuri dhe duke e vendosur në rrezik për jetën”, thuhet në dokument.

Ndërkohë kujtojmë se në muajin tetor, ylli i muzikës theu heshtjen e saj për marrëdhënien me djalin e saj 47-vjeçar, pasi publikimit të një lajmi se punësoi katër persona për ta larguar me forcë të birin nga një dhomë hoteli në Nju Jork në nëntor 2022.

“Thashethemet nuk janë të vërteta”, tha ajo, duke mos komentuar më gjatë.

“Unë nuk po vuaj nga ndonjë problem që nuk po vuajnë miliona njerëz në Shtetet e Bashkuara”, tha Cher për abuzimit me drogën të djalit të saj, duke shtuar:

“Unë jam nënë. Kjo është puna ime – në një mënyrë apo tjetër, të përpiqem të ndihmoj fëmijët e mi. Ju bëni gjithçka për fëmijët tuaj. Sa herë që mund t’i ndihmoni, thjesht e bëni sepse kështu është të jesh nënë. Por është gëzim, edhe dhimbje zemre – kryesisht, kur mendon për fëmijët e tu, thjesht buzëqesh dhe i do ata dhe përpiqesh të jesh aty për ta”.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Jozi ofendon shumë keq Gjestin, priten të merren masa drastike

Pak ditë para finales së Big Brother VIP Albania 4, një situatë e tensionuar ka rikthyer në qendër të vëmendje ...

Nuk përmbahet Rozana, hedh në pishinë Loredanën!

Atmosfera në oborrin e “Big Brother VIP Albania” u ndez nga batutat dhe të qeshurat, ndërsa Rozana Radi dhe Loredana Zefi k ...

Aferdita Paqarada shfaqet e zhveshur si asnjëherë më parë

Afërdita Paqarada është ndër më të komentuarat në media rozë.Ajo merr vëmendje nga fotot e ndryshme q&eum ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate