Aktori i mirënjohur i Hollywoodit që luan në rolin e mbretit Charles në serialin “The Crown”, Dominic West, tregon se nuk flet më me princin Harry.
West zbuloi në një intervistë për “Times Radio” se ata nuk janë më në kontakt, dhe kjo nuk ka të bëjë fare me faktin që ai luan rolin e mbretit Charles në dramën Netflixit.
“Kam thënë shumë në një konferencë shtypi dhe kështu, nuk folëm më pas asaj ngjarje. Mendoj se më pyetën se çfarë bëmë, çfarë bëmë për të festuar kur arritëm atje dhe ndoshta e teprova”, ka thënë West.
Në vitin 2014, West zbuloi se Princi Harry kishte një talent për ndërtimin e tualeteve gjatë udhëtimit.
Ata kishin një shtyllë flamuri dhe një mbajtëse që ishin të rrethuara nga blloqe dëbore.
“Atij sigurisht i duhen 45 minuta për të krijuar secilin”, pati thënë West duke shpjeguar mënyrën se si punonte Herry për t’i krijuar këto tualete. “Do të ulesha në to duke parë një pamje të bukur e duke thënë me vete, ky është një ‘pastrim’ mbretëror”.
Aktori gjithashtu ka treguar se Princi Harry ka bërë shaka aq shumë se që u dilnin lotët nga të qeshurat.
Këto ngjarje kanë ndodhur shumë vite para se West të merrte rolin e mbretit Charles në serial.
Princi Harry dhe aktori ishin pjesë e një gare në Antarktidë në vitin 2013, garë bamirësie e njohur si “Walking with the Wounded”, e cila mbështet ish-anëtarët e shërbimit të Forcave të Armatosura Britanike në tranzicionin e tyre në jetën civile.