Pak ditë më parë teksa po mësonin disa lëvizje kërcimi, Sara i tha Beatrixit “Trix mos ec shumë para”. Këngëtarja shpërtheu e revoltuar dhe iu kthye me të bërtitura: “Moj ti Sara, a do shohësh çdo lëvizje timen? E kam bezdi, je duke ma thënë 10 herë. I di shumë mirë lëvizjet. Uaaa!”.
Toni i Beatrixit nuk u prit mirë nga Donaldi, i cili i tha të mos i kthehej ashtu Sarës. Ditën e sotme, këngëtarja i ka thënë blogeres se Donaldi e ka hedhur përtokë për të mbrojtur atë.
Ajo është ankuar se Donaldi nuk po i jep më vëmendje si në fillim.