7/2/2026 5:11:06 AM

Si ndikon magnezi në shëndetin tonë dhe si mund ta fitojmë

Duhet të lexoni

Shpeshherë na ndodh që organizmi jonë të ketë mungesa të lëndëve ushqyese apo vitaminave.

Këtë e vëmë re në momentin që ne kryejmë disa kontrolle dhe analiza mjekësore. Nëse flasim për magnezin dhe mungesën e tij në organzimin tonë, mjekët gjithmonë japin sugjerime që të merret ose në formën e një suplementi apo medikamenti apo edhe me anë të konsumit të ushqimeve të pasura me magnez.

Magnezi është një jon thelbësor që gjendet në çdo qelizë të trupit tonë. Ai ka një rol shumë të rëndësishëm në qelizat tona, duke përfshirë edhe metabolizmin, transportin nëpër membranat qelizore dhe hormonet lidhëse. Edhe sasia e tepërt e magnezit mund të jetë e dëmshme për trupin tuaj, marrja e tij në nivelet e duhura është në rregull. Por si ndikon magnezi dhe për çfarë ndihmon në organizmin tone më shumë?

1. Kapsllëk i lehtë: Një efekt anësor i njohur i suplementit të magnezit është diarreja, dhe prandaj rekomandohen disa formulime të magnezit për pacientët që mund të vuajnë nga kapsllëku.

2. Migrena: Testimet mbi suplementet e magnezit oral këtu janë të dyshimta por pozitive, megjithëse të dhënat në përgjithësi janë mjaft të kufizuara. Nëse ende dëshironi të provoni magnezin, rritja e sasisë së ushqimeve të pasura me magnez në dietën tuaj ditore është ende një zgjidhje e mirë.

3. Luhatje të humorit: Një studim i vitit 2016 zbuloi se njerëzit me depresion të shkallës së parë dhe të cilët morën suplemente magnezi për gjashtë javë raportuan përmirësim të humorit në krahasim me ata që nuk morën. Megjithatë, ne nuk kemi prova me cilësi të lartë që tregojnë një përfitim të magnezit për simptomat e ankthit.

4. Sheqeri i lartë në gjak: Rritja e konsumit të ushqimeve të pasura me magnez shoqërohet me një rrezik më të ulët të diabetit të tipit II, megjithatë, sipas Shoqatës Amerikane të Diabetit, nuk ka prova të mjaftueshme që magnezi ndihmon në uljen e sheqerit në gjak tek njerëzit me diabet.

5. Presioni i lartë i gjakut: Studime të shumta kanë konfirmuar se plotësimi i magnezit do të ulë presionin e gjakut.

Disa nga ushqimet që janë shumë të pasura me magnez janë:

Spinaqi; Farat dhe frutat e thata; Çokollatë e zezë; Avokado; Peshku; Bishtajoret; Drithërat

Top Channel


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Studimi: 2 mosha specifike kur plakja rritet në mënyrë dramatike!

Nëse keni vërejtur se po ju dalin rrudhat, një siklet ose një ndjenjë e përgjithshme e plakjes që duket se ndodh br ...

A mund t’i arrini gishtat e këmbëve? Nëse jo, trupi juaj po ju dërgon një mesazh të rëndësishëm

Shumë njerëz që ushtrojnë rregullisht dhe bëjnë jetë aktive i lënë pas dore ushtrimet e fleksibilitetit. ...

Tiroidet me probleme/ Mos i neglizhoni më këto simptoma!

Kur nuk ndihemi mirë shpesh fajësojmë ndonjë problem fizik, gripin, të ftohtin apo edhe vetë moshën, por injorojm&e ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate