7/1/2026 7:11:14 PM

Fituesja e Nobelit për Paqe: Populli iranian do të triumfojë kundër sunduesve

Duhet të lexoni

Populli iranian do ta mposhtë përfundimisht autoritarizmin e vendosur nga Qeveria, e cila i ka humbur ligjshmërinë dhe mbështetjen e popullit, tha nga burgu fituesja e Çmimit Nobel për Paqe, Narges Mohammadi, në një fjalim që u lexua nga fëmijët e saj të dielën.

Komitetit norvegjez i Nobelit ia ndau këtë çmim Mohammadit në tetor, për luftën e saj të padhunshme “kundër shtypjes së grave në Iran” dhe për promovimin e të drejtave të njeriut për të gjithë.

Binjakët e saj 17 vjeç, Kiana dhe Ali Rahmani, e pranuan çmimin, një medalje ari dhe një diplomë, në një ceremoni në Oslo të Norvegjisë, ku morën pjesë disa qindra mysafirë. Çmimi përfshin edhe një shumë parash prej rreth 1 milion dollarësh.

Në fjalimin e saj, të cilin e dërgoi nga burgu famëkeq i Iranit, Evin, Mohammadi tha se rezistenca e vazhdueshme dhe mospërdorimi i dhunës janë strategjitë më të mira për të sjellë ndryshim.

“Populli iranian, me këmbëngulje, do ta mposhtë autoritarizmin dhe shtypjen. Mos kini dyshime, kjo është e sigurt”, shkroi ajo në gjuhën frëngjishte.

Ajo është duke kryer dënime të shumta nën akuzat që përfshijnë gjoja përhapjen e propagandës kundër Republikës Islamike. Ajo u arrestua në nëntor 2021.

Po e shkruaj këtë mesazh brenda mureve të larta dhe të ftohta të burgut”, tha Mohammadi, duke shtuar se ajo dhe shumë aktivistë të tjerë në Iran po luftojnë vazhdimisht për “të mbetur gjallë”.

Ajo e fitoi këtë çmim rreth një vit pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini në paraburgimin e policisë së moralit të Iranit, e cila ishte arrestuar se gjoja nuk e kishte veshur si duhet shaminë e kokës, apo hixhabin.

Gratë iraniane u kanë prirë protestave gjithëkombëtare, të cilat u nxitën nga vdekja e Aminit në shtator 2022.

Protestat e humbën gjallërinë dalëngadalë kah fundi i vitit 2022, pasi protestuesit u përballën me hakmarrje të fortë shtypëse nga forcat e sigurisë. Qindra protestues u vranë dhe mijëra u arrestuan, sipas aktivistëve dhe Kombeve të Bashkuara. /REL


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Jozi ofendon shumë keq Gjestin, priten të merren masa drastike

Pak ditë para finales së Big Brother VIP Albania 4, një situatë e tensionuar ka rikthyer në qendër të vëmendje ...

Nuk përmbahet Rozana, hedh në pishinë Loredanën!

Atmosfera në oborrin e “Big Brother VIP Albania” u ndez nga batutat dhe të qeshurat, ndërsa Rozana Radi dhe Loredana Zefi k ...

Aferdita Paqarada shfaqet e zhveshur si asnjëherë më parë

Afërdita Paqarada është ndër më të komentuarat në media rozë.Ajo merr vëmendje nga fotot e ndryshme q&eum ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate