Ediela nostalgjike, kështu e ka konsideruar Bieta Sulo, ditën e sotme, duke ndarë me ndjekësit e saj foto të shumë viteve më parë, kur ajo ishte studente.
Moderatorja e “Ftesë në 5” ka kujtuar kohën kur ka filluar punë për herë të parë në Top Channel, në vitin 2005, duke sjell ndërmend festat që organizoheshin në atë kohë.
Bieta shprehet mirënjohëse që edhe pas 18 vitesh gëzon po me të njëjtën familje, atë të Top Media. Ajo madje shprehet se ka qenë me fat që nisur të punojë dhe të mësojë në një institucion të tillë si ai i Top Channel.
Teksa ka publikuar një fotografi teksa ka qenë e pranishme në një ndër festat e Top Media, Bieta shkruan:
“E diela nostalgjike. Gjeta këto foto mes një bloku shënimesh të universitetit. Dhjetor 2005 (unë sa kisha nisur vitin e tretë të fakultetit dhe punën si gazetare në “Top Show”) në festën e “TOP Channel”, festa të cilat organizoheshin tek Rozafa Palace aso kohe. Çfarë emocioni, hera e parë pjesë e familjes Top Media dhe kujtoj që Tani erdhi bëri gëzuar me secilin prej nesh. Një trokitje gotash që mesa duket u ngulit në zemër dhe ja ku jemi, 18 vite më pas: gëzimet profesionale i shijoj sërish brenda së njëjtës familje mediatike, më të madhes dhe të dashurës në Shqipëri. E them gjithmonë se kam qenë shumë me fat që kam nisur të mësoj të punoj në një institucion si “Top Channel”. Eshtë shumë e rëndësishme se nga ia nis, për ku do të arrish”.
