6/30/2026 11:55:16 AM

Njihuni me mashkullin më të pashëm të Italisë që la modelingun për t’u bërë prift

Duhet të lexoni

Ish-notari, balerini, aktori dhe gjithashtu një nga meshkujt më të bukur në Itali, Edoardo Santini ka vendosur që të bëhet një prift.

Ai takoi disa të rinj që shkonin në kishë dhe zbuluan vokacionin e tij. “Kisha pyetje që nuk i kisha bërë për veten time dhe tani gjeni përgjigjet”, u shpreh ai.

Tani, përmes dëshirës për një lidhje më të thellë shpirtërore dhe përkushtim ndaj fesë, Santini mori vendimin e madh për të ndjekur rrugën e priftërisë. Frika e tij më e madhe, thotë ai, ishte se zgjedhja e tij nuk do të pranohej, por 21-vjeçari tashmë ka nisur rrugëtimin e tij për t’u bërë prift, duke lënë pas botën magjepsëse të modës.

A do të bëhem prift?” Nuk e di, jam këtu për ta zbuluar. Unë hodha atë hap që më trembi, që më ndaloi të jem vetvetja ime e plotë. Ajo që jam i sigurt është se nuk do të pendohem për këtë rrugëtim, sepse tani Mund të bërtas “unë jam Eduardo, jam 21 vjeç dhe jam i lumtur”, tha ai.

Në një video të postuar në rrjetet sociale, ku bën të ditur vendimin e tij, Santini thekson: Në moshën njëzet e një vjeç, babai im mori vendimin të martohej me nënën time, sepse ajo mbeti shtatzënë. Nëna ime u bë nënë në moshën 21-vjeçare, ndërsa unë jam në rrugë të drejtë për t’u bërë prift, dashtë Zoti. Vitet e fundit pata rastin të takoj disa njerëz të rinj të cilët më treguan se çfarë do të thotë kisha, më dhanë forcë për të eksploruar këtë pyetje që më shqetësonte që kur isha fëmijë, por frikëra të ndryshme më penguan ta eksploroja në thellësi. Vitin e kaluar, për të hedhur hapin e parë shkova të jetoj me dy priftërinj dhe ishte përvoja më e mirë e jetës sime. Një eksperiencë që më mundësoi të takohesha me vëllezër dhe në jetën e përditshme, këtë përgjigje që prisja të vinte nga lart. Tani studioj teologji dhe shërbej në dy famulli në Dioqezën e Firences. 

Edoardo Santini më pas sqaroi se ky vendim i veçantë nuk ishte i lehtë: Nuk ishte një vendim i lehtë, sidomos nga frika e gjykimit të të tjerëve. Por më duhet të them se kam ndërtuar më shumë mure për veten time sesa kam pasur në të vërtetë. Ka nga ata që flasin pas shpine dhe nga ata që nuk e kanë problem të më thonë se jam një zhgënjim edhe për familjen time, por ka edhe nga ata që më mbështesin, besimtarë dhe jobesimtarë.

 


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Jozi ofendon shumë keq Gjestin, priten të merren masa drastike

Pak ditë para finales së Big Brother VIP Albania 4, një situatë e tensionuar ka rikthyer në qendër të vëmendje ...

Nuk përmbahet Rozana, hedh në pishinë Loredanën!

Atmosfera në oborrin e “Big Brother VIP Albania” u ndez nga batutat dhe të qeshurat, ndërsa Rozana Radi dhe Loredana Zefi k ...

Aferdita Paqarada shfaqet e zhveshur si asnjëherë më parë

Afërdita Paqarada është ndër më të komentuarat në media rozë.Ajo merr vëmendje nga fotot e ndryshme q&eum ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate