6/30/2026 9:34:57 AM

Si ta përdorni vajin e livandës për flokë të mrekullueshëm

Duhet të lexoni

Lavanda, e njohur edhe si livando me emrin botanik, Lavandula officinalis, është një bimë shumëvjeçare, e zonës së Mesdheut që rritet më së miri edhe në Shqipëri.

Një nga nënproduktet më të vyera të kësaj bime, është vaji esencial i lavandës, i zbuluar plot 2,500 vjet më parë. Ai është jo vetëm vaji më i lashtë esencial në botë, por edhe më i përdoruri.

Të dhënat e AgroWeb.org tregojnë se vaji esencial i lavandës ndihmon kundër pagjumësisë, dhimbjeve të lindjes, dhimbjeve të kokës pas pirjes së tepruar të alkoolit, bllokimeve të sinozitit dhe depresionit.

Lavanda është përdorur tradicionalisht prej shekujsh, pikërisht për shkak të këtyre efekteve qetësuese. Njerëzit që janë në kontakt me vajin esencial të lavandës për të paktën tre minuta, ndihen më të qetë.

Ndërkohë që nivelet e ankthit ulen, humori dhe vëmendja përmirësohet ndjeshëm. Megjithatë vaji esencial i lavandës ka shumë përdorime të tjera që shkojnë përtej gjumit dhe qetësisë. Ky vaj mund të përdoret edhe për flokun, për rritjen, ushqyerjen dhe zbutjen e tij.

Përdorimet e vajit esencial të lavandës për rritjen e flokut

Le t’i hedhim një sy avantazheve të vajit esencial të lavandës për flokët.

Kundër rënies

Vaji esencial i lavandës njihet si një kurë shumë e mirë për të përmirësuar qarkullimin e gjakut në zonën e skalpit. Kësisoj, ai është më i ushqyer dhe flokut rritet më shpejt. Disa prej arsyeve më të përhapura të rënies së flokëve janë: ankthi, pagjumësia dhe stresi.

Eliminon bakteret

Vaji esencial i lavandës ka veti anti-bakteriale. Kësisoj ai është i dobishëm për të pastruar infeksionet e ndryshme të skalpit. Këtu përfshihet edhe zbokthi. Vaji esencial qetëson skalpin e acaruar dhe largon papastërtitë.

Zbutja e flokut

Ky vaj shërben si zbutës shumë i mirë për flokun. Ai i jep lagështinë e nevojshme për t’i bërë fijet më të forta. Lagështira është e nevojsshme për qelizat e flokut dhe për shëndetin dhe shkëlqimin e tij.

Kundër yndyrës

Vaji esencial i lavandës ndihmon në mbajtjen nën fre të yndyrës së flokut. Kjo e bën të përshtatshëm për njerëzit që kanë flokë të yndyrshëm. Ky vaj sigurohet që skalpi i kokës nuk është as tepër i thatë dhe as tepër i yndyrshëm.

Në terrenin e duhur, floku rritet më shpejt dhe është më i shëndetshëm.

Si ta përdorni vajin esencial të lavandës?

Mënyra më e mirë për ta përdorur këtë vaj është nëpërmjet masazhit. Ai duhet përzier gjithmonë me vaj mbartës siç është ai i arrës së kokosit, vaji i ullirit, kastorit e të tjerë. Masazhi i rregullt i skalpit me vaj esencial lavande do të rrisë flokun tuaj dhe zhdukë zbokthin.

Mjaftojnë katër lugë gjelle vaj ulliri dhe pesë pika vaj esencial lavande. Përziejini mirë dhe masazhojeni flokun për 5-8 minuta dhe më pas prisni për rreth një orë. Më pas, lajeni flokun me një shampo bimore të butë. Ju mund të hidhni disa pika vaj esencial edhe në shampon tuaj.

Kujdes

Vaji esencial i lavandës duhet shmangur nga gratë shtatzëna ose lehonë sepse ka efekt të kundërt, sidomos ndaj tensionit të gjakut dhe gjumit.

Top Channel


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Studimi: 2 mosha specifike kur plakja rritet në mënyrë dramatike!

Nëse keni vërejtur se po ju dalin rrudhat, një siklet ose një ndjenjë e përgjithshme e plakjes që duket se ndodh br ...

A mund t’i arrini gishtat e këmbëve? Nëse jo, trupi juaj po ju dërgon një mesazh të rëndësishëm

Shumë njerëz që ushtrojnë rregullisht dhe bëjnë jetë aktive i lënë pas dore ushtrimet e fleksibilitetit. ...

Tiroidet me probleme/ Mos i neglizhoni më këto simptoma!

Kur nuk ndihemi mirë shpesh fajësojmë ndonjë problem fizik, gripin, të ftohtin apo edhe vetë moshën, por injorojm&e ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate