12/19/2025 1:06:18 PM

“Jam një nga berberët më të shtrenjtë…”/ Konkurrenti i “Për’puthen”: Ledri Vulës nuk do ia prisja kurrë flokët, arsyeja

Duhet të lexoni

Vedat Sulemanov është një nga konkurrentët e këtij edicioni të “Për’puthen”. Ai ka marrë menjëherë vëmendjen e të gjithëve dhe është mjaft i komentuar në rrjet.

Mëngjesin e sotëm, Vedati ishte i ftuar në emisionin “Wake Up” ku foli për jetën e tij private dhe atë profesionale. Ai është një kurator imazhi dhe gjatë bisedës në studio ka zbuluar se cilit personazh nuk do t’i priste kurrë flokët.

Pjesë nga intervista:

Neada: Meqenëse je edhe kurator imazhi dhe thua se vajzat e Tiranës janë shumë të bukura, te pjesa e kujdesit çfarë do të sugjeroje? Çfarë bëjnë mirë dhe çfarë bëjnë keq?

Vedati: Në përgjithësi vajzat e Tiranës përkujdesen shumë për veten, para se me dalë. Por unë them se një rregullim i flokëve më mirë, do të ishte më bukur.

Neada: Ou, pse? Çfarë nuk shkon? Te modeli? Te gjatësia?

Vedati: Te modeli e te gjatësia. Ngjyra vjen e shkon por te gjatësia nuk shoh shumë femra me flokë të gjata në Tiranë.

Blendi: Përveç vajzave, që ti merresh me vajzat, po më thoje që edhe djemve sigurisht u bën imazhin. Më përmende edhe disa personazhe të njohur që ti i ke stiluar

Vedati: Noizy, Kastro. Kam shumë artistë, që të mos i cekim krejt emrat, më kanë dhënë respekt. Lyricon Son, Dafina Zeqiri dhe shumë, shumë të tjerë që kanë ardhur tek unë. Po tani jam një berberët me çmim real më i shtrenjti në top 5 në Ballkan, me çmim real.

Blendi: Çfarë do të thotë kjo? Nëse unë do të vija te ti për me u qeth siç themi ne këtej, sa do ishte çmimi?

Vedati: Ja fillon prej 20 euro. Por zakonisht kur vijnë tek unë është 50-100 euro, është një përkujdesje komplet e imazhit, domethënë flokë, mjekër, trajtim fytyrës. E bëjmë si një pako.

Enxhi: Na thuaj një personazh djalë, pra artist dhe një artiste shqiptare që të pëlqen më shumë nga pamja?

Vedati: Me kalimin e kohës, edhe pse jam fans i Noizy-t, mendoj se Noizy ka mbajtur karakteristikat e veta. Nuk ka ndryshuar. Unë i them veç bravo dhe kurajo. Kurse nga vajzat Dafina Zeqiri. Është edhe Dua Lipa. Janë të thjeshta, sidomos Dua Lipa.

Enxhi: Këto të mirat na i the që të pëlqejnë, por cilit personazh do ia ndryshoje look-n sepse për ty nuk është edhe aq mirë?

Vedati: Unë them për krejt çunat që të përkujdesen për veten. Unë e llogaris se një dalje një çuni sot në Tiranë e ka 20 euro harxhime në cigare dhe kafe. Pse ato 20 euro të mos shkojë te berberi e të përkujdeset. Sidomos, sidomos edhe dhëmbët janë një përkujdesje që duhet të interesohen.

Enxhi: Personazhi që do doje t’i ndryshoje look-un?

Vedati: Unë isha… më shumë për shembull edhe pse nuk e dua dhe kurrë në jetë nuk do t’ja heq flokët është Ledri Vula

Blendi: Ti nuk do t’a qethje kurrë Ledri Vulën?

Vedati: Asnjëherë

Blendi: Pse?

Vedati: S’e di, është një tip që nuk më pëlqen. Nuk është vetvetja.

Blendi: Domethënë edhe nëse vjen Ledri te ti duke t’u lutur, se janë zgjatur shumë flokët…

Vedati: Nuk do ndodhte, por jo asnjëherë

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Jozi ofendon shumë keq Gjestin, priten të merren masa drastike

Pak ditë para finales së Big Brother VIP Albania 4, një situatë e tensionuar ka rikthyer në qendër të vëmendje ...

Nuk përmbahet Rozana, hedh në pishinë Loredanën!

Atmosfera në oborrin e “Big Brother VIP Albania” u ndez nga batutat dhe të qeshurat, ndërsa Rozana Radi dhe Loredana Zefi k ...

Aferdita Paqarada shfaqet e zhveshur si asnjëherë më parë

Afërdita Paqarada është ndër më të komentuarat në media rozë.Ajo merr vëmendje nga fotot e ndryshme q&eum ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate