2/7/2026 5:45:16 PM

Vucic: Serbia s’ka problem me rrymë, jam marrë me këtë problem para 6 muajsh

Duhet të lexoni

Në kohën kur Evropa po ballafaqohet me një krizë energjetike, për shkak të rritjes së çmimit të gazit, ndalimit të prodhimit të energjisë përmes qymyrit dhe prodhimit të pakët të energjisë përmes formave alternative si pasojë e kushteve atmosferike, presidenti serb, Aleksandr Vuçiç, thotë se Serbia nuk ka as nuk do të ketë telashe për furnizim.


Madje, sipas Vuçiç, probleme nuk do të ketë as në aspekte të tjera, siç është ngrohja, gjatë këtij dimri.

“Serbia nuk do të ketë probleme me elektricitetin dhe furnizimin me gaz. Nuk do të ketë probleme as me ngrohtoren”, ka deklaruar Vuçiç, në një intervistë për televizionin serb Prva.

Ai meritat për këtë stabilitet energjetik në një kohë krize, ia ka lënë vetës, duke pohuar se “unë jam marrë në një mënyrë më serioze me këtë çështje”.

“Me këtë problem jam marrë dhe e kam ngritur alarmin para gashtë muajsh”, shtoi ai.

Me gjithë stabilitetin dhe furnizimin e bollshëm aktualisht, Vuçiç ka deklaruar se këtë të shtunë do ta ketë një telefonatë me presidentin rus, Vladimir Putin, dhe do t’i kërkojë atij sasi shtesë të gazit.

Përkundër çmimeve të larta aktualisht, ai u ka thënë qytetarëve që Serbia i ka paratë tashmë për të blerë sasi të reja gazi nga Rusia dhe blerja do të bëhet nga muaji i ardhshëm.

Ndryshe nga Serbia, Ballkani në përgjithësi e ka përjetuar rëndë krizën me energji, në veçanti Kosova.

Tashmë kanë filluar reduktimet dhe ka qytetet e lagje të Kosovës ku reduktimet kanë shkuar deri në 20 me 4 orë në favor të territ.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është ankuar se faj kanë qeveritë e kaluara që nuk e kanë menaxhuar këtë sektor si duhet.

Gjithashtu, pajisjet e vjetra me të cilat prodhon rrymë Korporata Energjetike e Kosovës, janë problem në vete, tha Kurti në një intervistë për Zërin e Amerikës.

“Kosova i ka dy termoelektrana. Njëra, Kosova A është e vjetër 60 vjet, tjetra, Kosova B është 40 vjet. Por, teknologjia brenda tyre është edhe më shumë se kaq, sepse vjetërsinë që e përmenda është vetëm vjetërsi e ndërtesave, ndërkaq stabilimentet aty janë edhe së paku edhe një dekadë më të vjetër se kaq. Është situatë me pajisje, teknologji dhe rrjet të amortizuar dhe gjatë këtyre dy dekadave të pasluftës kemi pasur përgjithësisht projekte sporadike e të dështuara, pa një strategji të mirëfilltë”, deklaroi ai.

Megjithatë, “strategji e mirëfilltë” nuk është prezantuar as nga qeveria aktuale.

Kryesisht janë dhënë disa manualë për të edukuar qytetarët se si do të mund të kursenin energji më shumë, më mënyrë që të mos e rëndojnë sistemin.

Kjo situatë e mungesës së vazhdueshme të energjisë, ka bërë që të organizohet një protestë e cila është paraparë të mbahet të hënën, me 27 dhjetor.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate