Një shpërthim ka ndodhur para pak minutash tek zyret e KEDS’it në Prishtinë, transmeton Gazeta Metro.
Ende nuk dihet arsyeja e këtij shpërthimi, por që i njëjti ka ndodhur pak minuta pas konferencës së mbajtur aty.
Nga ky shpërthim, një person ka mbetur i lënduar.
Këtë e ka konfirmuar Bujar Jupaj, drejtor i departamentit të sistemit të operimeve në KEDS për lajmi.net.
Nga Policia e Kosovës nuk kanë folur ende në lidhje me rastin.