12/21/2025 10:59:01 AM

Nxirrni gjuhën dhe zbuloni me saktësi 94% nëse do të sëmureni

Duhet të lexoni

Një praktikë e rrënjosur në mjekësinë bimore kineze për më shumë se dy mijëvjeçarë e ka gjetur veten në ballë të kujdesit shëndetësor modern, falë inteligjencës artificiale (AI).

Gjuha po përdoret si një mjet diagnostikues për të zbuluar sëmundje të ndryshme. Sistemet diagnostike të lidhura me gjuhën po fitojnë popullaritet në mbarë botën. Një studim, i publikuar në AIP Conference Proceedings dhe i kryer nga studiues në Universitetin Teknik të Mesëm (MTU) dhe Universitetin e Australisë Jugore (UniSA) tani ofron dëshmi të mëtejshme të saktësisë së jashtëzakonshme të teknologjisë në zbulimin e sëmundjeve.

Ekipi i studimit përdori një kamerë dhe një kompjuter për të mbledhur imazhe të gjuhës së një grupi pacientësh, duke u fokusuar në 50 persona të diagnostikuar me kushte të tilla si diabeti, dështimi i veshkave dhe anemia. Ata më pas i krahasuan këto imazhe me 9000 imazhe të gjuhës, të cilat u përfshinë në një bazë të dhënash gjithëpërfshirëse.

Duke përdorur teknika të avancuara të përpunimit të imazhit, studiuesit arritën një shkallë saktësie diagnostike 94%, krahasuar me rezultatet tradicionale të laboratorit. Sistemi gjeneronte automatikisht mesazhe zanore që përshkruanin ngjyrën e gjuhës si dhe sëmundjen e zbuluar, të cilat i dërgoheshin ose pacientit ose mjekut të familjes.

“Mijëra vjet më parë, mjekësia kineze filloi praktikën e ekzaminimit të gjuhës, me synimi për zbulimin e sëmundjeve”, thotë Ali Al-Naji, asistent profesor në MTU dhe UniSA. “Mjekësia konvencionale e ka mbështetur prej kohësh këtë metodë, duke vërtetuar se ngjyra, forma dhe trashësia e gjuhës mund të zbulojë shenja të diabetit, probleme të mëlçisë, probleme të qarkullimit të gjakut dhe tretjes, si dhe sëmundje të gjakut dhe zemrës. Duke shkuar një hap më tej, metodat e reja për të diagnostikuar sëmundjen nga pamja e gjuhës tani po bëhen nga distanca, duke përdorur inteligjencën artificiale dhe një aparat fotografik, edhe nëse është një smartphone. Analiza kompjuterike e gjuhës është jashtëzakonisht e saktë dhe mund të ndihmojë në diagnostikimin në distancë të sëmundjeve në një mënyrë të sigurt, efektive, të lehtë, pa dhimbje dhe me kosto efektive”, shpjegon Dr. El-Naxhi.

Eksperti shton se sëmundje të ndryshme shfaqin ngjyra të ndryshme në gjuhë: pacientët me diabet shpesh kanë gjuhën e verdhë, ndërsa pacientët me kancer mund të kenë një gjuhë vjollce me një shtresë të trashë dhe të yndyrshme. Pacientët me goditje akute, nga ana tjetër, mund të paraqiten me një gjuhë të kuqe dhe të shtrembër.

Një studim i veçantë i vitit 2022 në Ukrainë shikoi imazhet e gjuhës të 135 pacientëve me COVID-19 duke përdorur telefona inteligjentë. Rezultatet zbuluan se 64% e rasteve të infeksionit të butë kishin një gjuhë rozë të lehtë, 62% e rasteve me simptoma të moderuara kishin një gjuhë të kuqe dhe 99% mbresëlënëse e infeksioneve të rënda COVID ishin të lidhura me një gjuhë të kuqe të errët.

Hulumtimet e mëparshme duke përdorur sisteme diagnostikuese të gjuhës kanë identifikuar në mënyrë efektive kushte të tilla si apendiksit, diabeti dhe sëmundjet e tiroides.

“Ne mund të diagnostikojmë me saktësi 80% më shumë se 10 sëmundje që shkaktojnë një ndryshim të dukshëm në ngjyrën e gjuhës. Në studimin tonë kemi arritur saktësi 94% me tre sëmundje, kështu që ka potencial për ta përmirësuar edhe më tej këtë hulumtim”, përfundon Dr. El-Naxhi.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Studimi: 2 mosha specifike kur plakja rritet në mënyrë dramatike!

Nëse keni vërejtur se po ju dalin rrudhat, një siklet ose një ndjenjë e përgjithshme e plakjes që duket se ndodh br ...

A mund t’i arrini gishtat e këmbëve? Nëse jo, trupi juaj po ju dërgon një mesazh të rëndësishëm

Shumë njerëz që ushtrojnë rregullisht dhe bëjnë jetë aktive i lënë pas dore ushtrimet e fleksibilitetit. ...

Tiroidet me probleme/ Mos i neglizhoni më këto simptoma!

Kur nuk ndihemi mirë shpesh fajësojmë ndonjë problem fizik, gripin, të ftohtin apo edhe vetë moshën, por injorojm&e ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate